E-Diaspora
Gjysmëfinalja e “Miss Shqiptarja në Botë” të premten në “Rinora 4”
Diskoteka më e njohur shqiptare në Zvicër, “Rinora 4” do të jetë nikoqire e bukurosheve të spektaklit “Miss Shqiptarja në Botë”
Me datën 21 dhjetor, të premten në mbrëmje në këtë diskotekë do të mbahet gjysmëfinalja e “Miss Shqiptarja në botë”. Pas spektaklit, të pranishmit do t’i argëton këngëtari, Meda, njofton albinfo.ch.
Bukuroshet shqiptare kanë “pushtuar” sërish Zvicrën. Vajzat tona nga e gjitha bota do të janë në sfidë për kurorën e më të bukurës “Miss Shqiptarja në botë”.
Që nga data 18 dhjetor të gjitha vajzat gjysmëfinaliste janë grumbulluar në Zvicër. Ato do të qëndrojnë deri më 22 dhjetor. Përveç angazhimeve të tyre me ushtrime, sete fotografish nga fotografi Avni Selmani, vajzat do të kenë mundësinë që të vizitojnë edhe vende të bukura në Zvicër, ndërkohë për ushqimin e tyre janë rezervuar disa nga restorantet më të mira shqiptare në këtë vend, raporton albinfo.ch.
Me datën 21 dhjetor, të premten në mbrëmje, në diskotekën “Rinora 4” do të mbahet gjysmëfinalja. “Do të jetë një spektakël i madh, garë e fort dhe emocion pa fund… Nga kjo gjysmëfinale, juria profesionale do të zgjedh 15 finalistet të cilat do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për në finalen e madhe që do të mbahet në Suedi”, ka thënë organizatori i këtij spektakli Ilir Geci.
Pas spektaklit, mbrëmja do të vazhdojë me këngë e valle. E për atmosferën dhe argëtimin e të pranishmeve, do të përkujdeset, këngëtari i njohur, Meda.
Në finalen e spektaklit në Suedi, pritet të ndahen mbi 20 mijë euro para, shpërblime dhe dhurata për vajzat fituese.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










