Lajme
Gjykata e Lartë vërteton dënimin për kosovaret që torturuan shoqen e tyre
E dyshuara kryesore, 27-vjeçarja është dënuar me 48 muaj burgim pa kushte. Ajo gjithashtu do të dëbohet nga vendi për shtatë vjet
Gjykata e Lartë (kantonale) e Cyrihut shpalli sot dy nga gratë fajtore për sulme seksuale, rrëmbim të rëndë dhe krime të tjera. E akuzuara e tretë shpallet fajtore për rrëmbim të rëndë. E dyshuara kryesore, 27-vjeçarja është dënuar me 48 muaj burgim pa kushte. Ajo gjithashtu do të dëbohet nga vendi për shtatë vjet.
Gjykata ka caktuar dënimin me burg pa kushte prej 40 muajsh edhe për nënën e denoncuar nga viktima. E akuzuara e tretë është dënuar me 20 muaj. Vuajtja e dënimit për të, do të shtyhet.
“Paditësja private (viktima) është poshtëruar për disa orë në mënyrë çnjerëzore. Ajo është rrahur, fyer dhe keqtrajtuar”, thotë gjykatësi në aktgjykim. Tri të akuzuarat nuk kanë treguar mëshirë dhe nuk kanë ndërprerë torturimin. Ato, pjesërisht edhe kanë brohoritur”, raporton 20minuten.ch. Sipas gjyqtarit, duke vepruar kështu, ato kanë mbështetur krimin.
Dy nga të akuzuarat gjithashtu kanë pranuar se veprimet e përshkruara në aktakuzë nuk janë kryer vullnetarisht nga viktima. “Vetëm e dyshuara kryesore vazhdon të thotë se viktima e ka pëlqyer këtë”, është shprehur gjyqtari. Deri më sot, ajo nuk ka treguar pendim..
Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, katër gra të reja, në mars të vitit 2019, kishin abuzuar brutalisht një shoqe të tyren në Kloten. Ndër të tjera mësohet se e kanë torturuar viktimën me lodra seksuale dhe i kanë bërë foto nudo.
Sipas aktakuzës, viktima paraprakisht kishte raportuar njërën nga gratë, nënë fëmijësh, në Kesb (zyrën për mbrojtje të fëmijëve dhe të rriturve). Në korrik të vitit 2020, Gjykata e Qarkut në Bülach i kishte dënuar gratë me nga 28 deri në 44 muaj burg, ndüër të tjera, për sulme seksuale dhe privim nga lirie.
Tri prej tyre ishin ankuar.
Në proceson gjyqësor në Gjykatën e Lartë, e dyshuara kryesore, një kosovare 27-vjeçare, ka pranuar se ka bërë video nudo të viktimës, por viktima, sipas saj “ka marrë pjesë vullnetarisht” në gjithë këtë, transmeton albinfo.ch. Në lidhje me akuzën se viktimës i kanë futur në mënyrë të përsëritur një dildo (lodër seksuale) në anus, ajo tha: “E ndihmova ta fuste atë në mënyrë anale. Kur ajo tha se kishte dhimbje, unë ndalova”.
Avokati juaj mbrojtës ka kërkuar lirim. Nuk ka dyshim se sjellja e grupit natën e krimit kishte dalë jashtë kontrollit, por, sipas avokatit, deklaratat e të akuzuarave të tjera ngarkojnë tepër rëndë 27-vjeçaren. Sipas avokatit, disa prej tyre përfshinin përshkrime “të pavërteta dhe të ekzagjeruara”.
Dy bashkëpunëtoret, dy zvicerane me rrënjë kosovare, janë shprehur të penduara dje, përcjell albinfo.ch. Nëna (27), e denoncuar nga viktima tha: “Ishte gabim dhe nuk duhej të ndodhte kurrë. Ishte gabimi më i madh i jetës sime”.
Prokurori publik ka kërkuar dënime me burg nga 33 deri në 56 muaj për të akuzuarit. Përveç kësaj, e akuzuara kryesore duhet të dëbohet nga vendi për shtatë vjet.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













