Kosova
Gjonbalaj: Testimi i sigurisë në ANP nuk ka qenë dështim
Ai gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të AAC-së për vitin 2017 në Komisionin për Zhvillimin Ekonomik ka thënë se teste të tilla të bëra nga ana e shtetit zakonisht dalin të suksesshme, pasi që bëhen nga profesionistë
Testimi i sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil, Driton Gjonbalaj, nuk ka qenë dështim.
Ai gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të AAC-së për vitin 2017 në Komisionin për Zhvillimin Ekonomik ka thënë se teste të tilla të bëra nga ana e shtetit zakonisht dalin të suksesshme, pasi që bëhen nga profesionistë.
Gjonbalaj ka pasur shumë vërejtje sa i përket raportit të organizatës Indep, kjo pasi që drejtori i kësaj organizate është në konflikt interesi. Derisa ka theksuar se ai është i gatshëm të japë dorëheqje në rast se ndonjë institucion kredibil i BE-së në fushën e aviacionit del me ndonjë raport se në ndonjë sekondë është rrezikuar siguria në Kosovë.
Gjatë shqyrtimit të këtij raporti gjithashtu u ngrit si problematikë çështja e mosfunksionalizimit të aeroportit të Gjakovës, tarifat e larta të biletave, etj.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











