Lajme
Gjoba deri në 250 franga për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara në gjithë Zvicrën
Nga 1 gushti hyn në fuqi rregullorja e re që synon luftimin e ndotjes dhe përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve urbane
Personat që hedhin mbeturina në vende të palejuara në Zvicër do të përballen me gjoba deri në 250 franga, sipas një rregulloreje të re që do të hyjë në fuqi më 1 gusht, përcjell albinfo.ch.
Këshilli Federal njoftoi se masa synon të promovojë ekonominë qarkulluese, riciklimin dhe të luftojë fenomenin e hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave në hapësira publike.
Sipas qeverisë zvicerane, rregullorja e re do të standardizojë në nivel kombëtar gjobat për ndotjen e mjedisit dhe për asgjësimin e paligjshëm të sasive të mëdha të mbetjeve urbane.
Shuma e gjobës nuk do të jetë e njëjtë për çdo rast, por do të varet nga lloji dhe sasia e mbeturinave të hedhura në mënyrë të paligjshme.
Autoritetet shpresojnë se kjo masë do të kontribuojë në mbajtjen më të pastër të hapësirave publike dhe në përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve në të gjithë vendin. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











