Shqipëria
Gjirokastra nuk është më në listën e rrezikut të UNESCO-s
Gjirokastra është nxjerrë nga lista e rrezikut eminent të UNESCO-s. Ky qytet tash është kthyer në qendër të vëmendjes së qeverisë për sa i përket trashëgimisë kulturore ka thënë kryeministri Edi Rama në ceremoninë e përfundimit të fazës së parë të Rilindjes së Pazarit të qytetit të gurtë.
“Nuk ka diskutim se qysh nga 2013 deri sot kanë kaluar vetëm 5 vjet, por duket sikur ka kaluar një epokë e tërë, pasi Gjirokastra është nxjerrë nga lista e rrezikut eminent të UNESCO-s. Gjirokastra ka parë investime të kryera në 5 vjet që janë më shumë se ne 20 e kusur vite pararendëse të marra të gjitha së bashku”, shtoi Rama, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, Gjirokastra jo vetëm sot nuk është më një pasuri në rrezik, por ka hyre në një fazë të re.
Ky projekt, vijoi Rama, i realizuar në bashkëpunim me fondin është një kartëvizitë e kësaj fazë të re. Vetëm në Kalanë e Gjirokastrës nga janari deri në shtator të këtij vitin kanë qëndruar mbi 85 mijë vizitorë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/304968366982075/
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














