Kosova
Gjilani, Vitia e Kumanova me tregje të përbashkëta ndërkufitare
Dy kryetarët e komunave të Karadakut të Kosovës, Lufti Haziri i Gjilanit, Sokol Haliti i Vitisë dhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski janë pajtuar për organizimin e tregjeve të vogla dhe lëvizëse në zonat ndërkufitare
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kanë qëndruar sot në Komunën e Kumanovës për të finalizuar marrëveshjen e bashkëpunimit për mbështetjen e sektorit të bujqësisë dhe ngritjes së kapaciteteve prodhuese ndërkufitare. Dy kryetarët e komunave të Karadakut të Kosovës dhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski janë pajtuar për organizimin e tregjeve të vogla dhe lëvizëse për shitjen e sigurt të produkteve të freskëta nga zonat ndërkufitare.
Kryetari Lutfi Haziri ka thënë se projekti ka për qëllim nxitjen e shitjes, por edhe rritje të vlerës së fitimit nga prodhimet vendore që tregut do ti ofrohen gjithnjë të freskëta.
“Kjo është një mbështetje për punën e madhe që bëjnë fermerët gjatë gjithë kohës, në punimin e tokës nga të dyja anët e kufirit, nga Komuna e Gjilanit dhe e Kumanovës”, ka potencuar Haziri
“Modernizimi i tregjeve të shitjes me pakicë dhe promovimi më i madh i produkteve të punuara nga bujku i Gjilanit dhe Kumanovës, ne i kemi tashmë në marrëveshjen e bashkëpunimit, me financimin e Komisionit Evropian në kuadër të programit IPA-s, në vlerë prej mbi 320 mijë euro dhe me procedura të implementimit që do të filloj në muajin janar”, tha ai.
Sipas Hazirit, është e planifikuar të organizohen trajnime për fermerë në fusha të ndryshme e konkretisht për rritjen e shitjes, organizimin e tregjeve të lëvizshme, kurse në të ardhmen sipas tij, do të punohet edhe për organizimin e përbashkët të javës së tregut ndërkufitar, ku do të marrin pjesë fermerë të dy komunave.
Edhe kryetari Haliti, por edhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, e kanë mirëpritur këtë investim që do të bëhet në këtë zonë ndërkufitare përmes programit të bashkëpunimit ndërkufitar.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










