Lajme
Gjiganti i kriptovalutave ka paraqitur kërkesë për falimentim në SHBA
Shkëmbyesi i kriptovalutave FTX ka paraqitur kërkesë për falimentim në SHBA, duke kërkuar mbrojtje nga gjykata, ndërsa kërkon një mënyrë për t’u kthyer paratë përdoruesve.
Ish-shefi Sam Bankman-Fried ka dhënë gjithashtu dorëheqjen si shef ekzekutiv, tha kompania, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Kjo vlerësohet si një kthesë masive e fatit për 30-vjeçarin, i cili kishte drejtuar kompaninë e dytë më të madhe të kriptovalutave në botë.
“Më vjen shumë keq, përsëri, që përfunduam këtu. Shpresojmë që gjërat të mund të gjejnë një mënyrë për t’u rikuperuar”, shkroi në Twitter të premten Bankman-Fried, i mbiquajtur “Mbreti i Kriptove”.
Përpara kësaj, Bankman-Fried kishte qenë një nga yjet e skenës së kriptove, duke u krahasuar me manjatin e investimeve Warren Buffett, me një vlerë neto të vlerësuar në më shumë se 15 miliardë dollarë deri të hënën.
Por, thashethemet në fillim të kësaj jave se FTX dhe firmat e tjera në pronësi të zotit Bankman-Fried ishin në një terren të lëkundur financiar nxitën një masë klientësh të përpiqeshin të tërhiqnin fondet nga FTX, një shkëmbim që përdoret për të blerë dhe shitur “monedha dixhitale”.
Duke paraqitur falimentimin, kompania mund të vazhdojë të funksionojë, ndërkohë që ristrukturon borxhet e saj nën mbikëqyrjen e gjykatës.
FTX tha se qëllimi ishte “fillimi i një procesi të rregullt për të rishikuar dhe monetizuar asetet për të mirën e të gjithë aktorëve globalë”.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












