Lajme
Gjermania refuzon kërkesën e Ukrainës për t’i dhënë bombardues
Kërcënimet ruse për shkatërrimin e kryeqyteteve europiane po merren me seriozitet nga Berlini. Acarimi i fundit midis Rusisë dhe Europës vjen pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të vendosur raketa me rreze të gjatë veprimi në Gjermani.
Duke iu referuar deklaratave të Moskës javën e kaluar se vendet evropiane do ta rrezikonin veten nëse pranonin vendosjen e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha se “deklarata të tilla duhet të merren gjithmonë seriozisht”. “Unë nuk mendoj se ato përmbajnë ndonjë vlerë lajmi, sepse tashmë është një reagim ndaj faktit që qeveria ruse dhe ushtria ruse kanë shënjestruar kryeqytetet evropiane”, tha ai në një konferencë për shtyp në Berlin, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me raportet me Ukrainën, qeveria federale gjermane ka bërë të ditur se ka refuzuar kërkesën e liderit të CDU-së, Friedrich Merz, për të dorëzuar avionë luftarakë F-16 në Ukrainë, si vendet e tjera perëndimore. “Nuk do të bëhet më mirë nëse të gjithë duan të bëjnë gjithçka”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes gjermane. Ndërkohë sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Berlini mbështet dërgesat e avionëve bombardues për Ukrainën, por refuzon bombarduesit F-16. Gjermania, nga ana tjetër, furnizon Ukrainën me materiale të mbrojtjes ajrore.
Sakaq, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në një reagim përballë gazetarëve në Ukrainë i ka bërë thirrje Perëndimit për 25 sisteme mbrojtëse Patriot. Zelenskyy zbuloi edhe fatin se do të organizojë një tjetër samit për paqen për Ukrainën. Në këtë samit do të jenë të ftuar edhe përfaqësues nga Rusia.
“Unë besoj se ne jemi gati të mbajmë samitin e dytë të paqes në Ukrainë shumë shpejt. Dhe besoj se përfaqësuesit e Rusisë duhet të jenë të pranishëm në samitin e dytë. Kam vënë një qëllim që në nëntor të kemi një plan plotësisht të gatshëm. Kështu, samiti, ndoshta, edhe plani dhe gjithçka tjetër për samitin e dytë do të jetë gati”, tha Volodymyr Zelenskyy, President i Ukrainës.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











