Kosova
Reagime pas emërimit të Richard Grenell si emisar në negociatat Kosovë-Serbi
Presidneti Thaçi menjëherë sot ka zhvilluar një telefonatë me ambasadorin gjerman, Richard Grenell
Presidenti Donald Trump ka emëruar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell, edhe në postin e Përfaqësuesit Special Presidencial për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Një vendim i tillë ka habitur shumëkë, pasi nuk kanë kaluar as dy muaj që prej emërimit të Matthew Palmer si Përfaqësues për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Lidhur me këtë çështje Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të Qeverisë Federale të Gjermanisë, duke qenë se Richard Grenell ushtron edhe postin e ambasadorit të SHBA-së në Berlin.
Zëdhënësi i Qeverisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, Stefan Siebert, në një përgjigje për Gazetën Express thotë se është e rëndësishme që të kenë koordinim me partnerët amerikanë sa i përket politikës për Ballkanin Perëndimor, duke potencuar se zhvillimet në këtë rajon janë shumë të rëndësishme.
“Para se gjithash, është në përgjegjësinë e Qeverisë se SHBA-së për të emëruar Përfaqësues Special. Për ne mbetet, që në fushën e politikave për Ballkanin perëndimor, gjë që është shumë e rëndësishme për ne, të kemi një pjesë të rëndësishme të politikës sonë të jashtme, dhe sigurisht duhet të koordinohemi me partnerët amerikanë, dhe ne do ta bëjmë, edhe tash kur z. Grenell është Përfaqësues Special. Nuk mund t’iu jap një vlerësim personal nga perspektiva gjermane”, ka thënë Siebert.
Ndërkohë sot gjatë gjithë ditës ka pasur reagime lidhur me vendimin e fundit të Donlad Trump për emërimin e Richard Grenell në postin e Përfaqësuesit Special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, e ka cilësuar si një vendim bizar, Florian Bieber, ekspert për Ballkanin, e ka cilësuar si lajm jo të mirë, derisa gazetari britanik, Tim Judah, thotë se është çuditur nga një vendim i tillë.
Ndërkohë “Zëri i Amerikës” në gjuhën serbe ka publikuar një profil të Grenell, në të cilin flitet për problemet dhe izolimin e tij si diplomat në Gjermani, pasi që ambasadori amerikan disa herë kishte bërë përpjekje që të ndërhynte në politikat e brendshme të Gjermanisë.
Aty tregohej edhe një takim sekret që Grenell e kishte mbajtur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë muajit dhjetor në Berlin, takim ky në të cilin presidenti i Kosovës i kishte premtuar atij se Kosova do ta hiqte vendimin për taksë ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Ndërkohë Presidenti Thaçi menjëherë sot ka zhvilluar një telefonatë me ambasadorin gjerman, Richard Grenell, duke thënë se emërimi i tij tregon se SHBA-ja dëshiron të arrihet një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ky është konfirmim i përkushtimit personal të Presidentit Trump që të arrihet një marrëveshje e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë mbetet ende e paqartë se cilat do të jenë lëvizjet e Bashkimit Evropian në vazhdim. Nëse do të emërohet ndonjë Përfaqësues Special siç ishte paralajmëruar, apo Josep Borell do të jetë ndërmjetësues në dialogun për normalizim të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, meqenëse shumë shpejt do ta marrë pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të rifillojë në fund të muajit dhjetor apo në fillim të janarit 2020, ndërkohë është raportuar se SHBA-ja dëshiron një marrëveshje finale Kosovë-Serbi deri në verën e vitit 2020.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht













