Lajme
Gjermania po përgatitet për trazirat e mundshme gjatë festave të fundvitit
Dje, ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, tha se ajo i frikësohet një përsëritjeje të trazirave të Vitit të Ri dhe sulmeve ndaj shërbimeve të urgjencës në Berlin dhe në qytete të tjera, përcjell albinfo.ch.
“Jam e shqetësuar se nata e Vitit të Ri mund të jetë edhe një herë një ditë në të cilën ne jemi të detyruar të përjetojmë zemërim të verbër dhe dhunë të pakuptimtë në disa qytete, për shembull, kundër oficerëve të policisë ose shërbimeve të urgjencës”, i tha Faeser grupit mediatik RND, raporton DeutcheWelle në gjuhën angleze.
Në fillim të vitit 2023, të paktën 41 oficerë policie u plagosën vetëm në kryeqytet dhe pati dhjetëra sulme ndaj reaguesve të urgjencës.
Ka pasur raportime se kamionët e zjarrit supozohet se janë “joshur në prita” dhe janë qëlluar me fishekzjarre dhe janë goditur me gurë dhe arka birre në qytete, duke përfshirë Këlnin, Hamburgun dhe Dortmundin.
“Për mua, kjo dhunë e pafrenuar është krejtësisht e pakuptueshme dhe nuk mund të justifikohet me asgjë”, tha Faeser.
“Në ditë si nata e Vitit të Ri, ne tani shohim një rritje të përgjithshme të dhunës”, vazhdoi Faeser, “dhe, natyrisht, duhet të vëzhgojmë me shumë rreth këtij rreziku e kësaj përzierjeje me radikalizimin, të cilin po e shohim tani në dritën e konfliktit të Lindjes së Mesme”.
Në janar, policia e Berlinit tha se 145 persona u arrestuan në lidhje me dhunën në natën e Vitit të Ri në kryeqytet, duke përfshirë 38 persona, të cilët u arrestuan në mënyrë specifike në lidhje me sulmet ndaj policisë dhe stafit të shërbimeve të urgjencës.
Prej tyre, dy të tretat ishin shtetas gjermanë dhe shumica ishin nën 21 vjeç.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










