Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania merr përsipër shpenzimet e pacientëve evropianë me COVID-19
Gjermania do të marrë në ngarkim shpenzimet e asistencës mjekësore të pacientëve evropianë të prekur nga COVID-19 dhe të cilëve iu është nevojitur një asistencë respiratore që e kanë marrë në spitale, njoftoi sot qeveria gjermane.
“Kostoja e kujdesit të këtyre pacientëve do të arrijë në 20 milionë euro”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, para një takimi të Këshillit të ministrave mbi krizën nga koronavirusi i ri.
“Gjermania do të paguajë shpenzimet për t’u kujdesur për pacientët evropianë, sepse ky është koncepti ynë i solidaritetit europian”, theksoi ai.
“Berlini ka marrë përsipër aktualisht më shumë se 200 pacientë evropianë të prekur nga koronavirusi dhe ka aftësinë, nëse do të jetë e nevojshme, për të pritur më shumë”, shtoi ministri.
Më pak e prekur se fqinjët e saj nga pandemia dhe duke përfituar nga numri më i madh i sallave të reanimacionit, Gjermania ka pritur këto javët e fundit pacientë evropianë, si francezë, italianë, për të lehtësuar sistemet spitalore të këtyre vendeve.
Kostot e kujdesit për këta pacientë duhet të arrijnë afro 20 milionë euro, tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, para se të shkonte në një mbledhje të Këshillit të Ministrave për krizën e koronavirusit të ri.
Ky njoftim erdhi ndërkojë që vendi rihap sot pjesën më të madhe të dyqaneve me një sipërfaqe prej më pak se 800 metër katrorë, si pjesë e shfuqizimit gradual të masave të kufizimit.
“Epidemia Covid-19 në Gjermani është tashmë nën kontroll dhe e menaxhueshme”, deklaroi Jens Spahn.
“Vendi numëron sot 141 672 raste me COVID-19 të regjistruara zyrtarisht, +1,175 brenda 24 orëve dhe 4,404 të vdekur”, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Robert Koch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë












