Lajme
Gjermania, kundër ndalimit të dhënies së vizave për rusët
"Kjo nuk është luftë e popullit rus", ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Kërkesa në rritje për të ndaluar lëshimin e vizave për qytetarët rusë në mbarë Bashkimin Evropian është refuzuar nga Gjermania. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se kjo nuk është luftë e popullit rus.
Ai i bëri komentet duke folur në Oslo pas një takimi me udhëheqësit nordikë.
“Kjo nuk është lufta e popullit rus, por është lufta e Putinit dhe ne duhet të jemi shumë të qartë në këtë temë. Është e rëndësishme për ne të kuptojmë se ka shumë njerëz që ikin nga Rusia, sepse nuk janë dakord me regjimin rus”, tha Sholz në një konferencë për media në kryeqytetin norvegjez, përcjell Albinfo.ch.
Përndryshe, Finlanda dhe Estonia kanë qenë dy zërat kryesorë që iu kërkonin shteteve të tjera të BE-së të ndalin dhënien e vizave për turistët rusë.
Sipas tyre, kjo do të ishte goditja më e madhe për Rusinë për shkak të përpjekjeve të saj për ta pushtuar Ukrainën./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











