Skip to content

Gjermania Jugperëndimore mbulohet nga bora, shkaktohet kaos trafiku

@pixabay

Gjermania Jugperëndimore është mbuluar nga 20 centimetra borë duke shkaktuar kaos trafiku dhe një sërë aksidentesh.

Në Saarland, disa makina rrëshqitën duke u përplasur në barrierat e rrugëve.

Shumë drejtues mjetesh ishin thjesht të mbingarkuar nga kushtet dhe policia kishte raportuar mbi 100 aksidente deri të shtunën në mëngjes, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.

Në Kroaci, ishte një histori e ngjashme. Disa rrugë duhej të mbylleshin, duke përfshirë një pjesë të autostradës kryesore Rijeka-Zagreb.

Kishte gjithashtu erëra të forta dhe shërbimet e trageteve duhej të anuloheshin.

Në Dubrovnik, borëpastruesit ishin në punë duke pastruar rrugët. Për fat të mirë nuk u raportuan aksidente të rënda.