Lajme
Gjermania i priti më mirë refugjatët ukrainas sesa ata nga Siria
Vendi është kritikuar megjithatë për trajtimin e refugjatëve evropianë ndryshe nga ata që ikën nga konflikti në Lindjen e Mesme ose më gjerë.
Gjermania ka vepruar më mirë në pritjen e refugjatëve nga Ukraina sesa gjatë valës së ardhjeve nga Siria e shkatërruar nga lufta në vitin 2015, sipas ministres së Brendshme, Nancy Faeser.
“Ne kemi bërë shumë gjëra më mirë se sa kemi bërë gjatë lëvizjes së fundit të refugjatëve më 2015”, tha Faeser në një intervistë, duke shtuar se “një numër tepër i lartë i qytetarëve” i ishin bashkuar përpjekjeve të qeverisë për të ndihmuar në pranimin e njerëzve.
Ajo përshkroi aftësinë “e shpejtë dhe joburokratike” të të gjitha shteteve evropiane për të pranuar refugjatët nga Ukraina si një “sukses historik”.
“Kjo ishte një arritje e madhe dhe unanime gjithashtu. Ishte e vështirë për t’u arritur”, vuri në dukje ajo.
Gjermania dhe Evropa po marrin gjithashtu hapa të mëtejshëm për të ndihmuar refugjatët nga rajone të tjera, tha ministrja.
“Ne jemi duke përmbushur përgjegjësinë tonë humanitare. Në Gjermani, kjo përfshin dhënien e qasjes të të gjithë të ardhurve të rinj në kurset e integrimit”, tha ajo, duke theksuar rëndësinë e transmetimit të vlerave dhe gjuhës së Gjermanisë edhe për ata që qëndrojnë vetëm përkohësisht në vend.
Kjo tashmë ishte bërë e mundur për afganët që kishin ikur në Gjermani, vuri në dukje ministrja.
Lufta në Ukrainë deri më tani ka prodhuar miliona refugjatë që janë shpërndarë në vende të ndryshme të botës./rel
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë









