huGO-BildID: 49435112 Besim
Integrimi
Besimi thotë: “Gjermania është shansi ynë i fundit”
Ju betohem në Zot, kurrë nuk e kisha pritur që prapë do të më duhet të vij tek ju për të kërkuar azil. Gjithashtu nuk e kisha pritur, që ne kosovarët, në kohën e lirisë do të detyrohemi të shpërngulemi dhe ta braktisim vendin tonë nga shkaku i politikanëve tanë”
Besim Hasani, në shkurt të këtij viti së bashku me familjen e tij migron nga Kosova për në Gjermani. Kjo është përpjekja e tij e dytë për azil në Republikën Federale të Gjermanisë. Por ndoshta nuk do të jetë edhe e fundit.
Besim Hasani nga Mitrovica, gjatë një bisedë për gazetën gjermane “Handesblatt” rrëfen vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar ai për të mbijetuar si dhe arsyet të cilat e detyruan atë të braktisë për të dytën herë atdheun dhe të kërkojë azil sërish në Gjermani. Hera e parë për të ishte në vitin 1995, kur atij i kishte ardhur një letër për t’iu bashkuar ushtrisë së ish Jugosllavisë. “Nëse unë do të shkoja, do të duhej të isha ushtar i Serbisë. Kjo ishte e rrezikshme. Kështu që babai im u detyrua të shiste një lopë, të merrte para borxh dhe të ma nxjerrë një biletë për në Gjermani.
Në vitin 1995 erdha për herë të parë në Gjermani. Në atë kohë isha 18 vjeçar, beqar. Kjo ishte pak më e lehtë për mua. Erdha në Nurnberg dhe aplikova për azil dhe pastaj u mundova të punoj edhe si infermier. Meqë isha diplomuar për infermier, e kisha marrë diplomën me vete, por ajo diplomë, nuk njihej nga autoritetet gjermane.
Kjo ishte një goditje për mua. Pesë vite shkuan kështu. Pastaj lufta në vendin tim përfundoi. Dëshiroja patjetër të kthehem që të ndihmoj për të rindërtuar qytetin tim”, thotë ai për gazetën gjermane, transmeton “albinfo.ch”.
Gjatë kthimit të tij më autobus nga Gjermania për në Kosovë nuk kishte fjetur fare nga gëzimi se po kthehej në vendlindjen e tij. Ai kishte menduar që në Gjermani mund të shkonte më vonë vetëm si turist për t’i falënderuar për gjithçka që kanë bërë për të. Por, shumë shpejt u zhgënjye me mos perspektiven e Kosovës dhe me udhëheqësit e saj. “ Ju betohem në Zot, kurrë nuk e kisha pritur që prapë do të më duhet të vij tek ju për të kërkuar azil. Gjithashtu nuk e kisha pritur, që ne kosovarët, në kohën e lirisë do të detyrohemi të shpërngulemi dhe ta braktisim vendin tonë nga shkaku i politikanëve tanë
”, i ka thënë ai gazetës gjermane.
Besimi tashmë 38 vjeçar ka deklaruar se lufta nuk ka të bëj vetëm më derdhje gjaku. Sipas tij, në Kosovë qytetarët janë duke përjetuar luftë psikologjike. “ Në Kosovë ndihma sociale për një familje në muaj është 60 euro, pavarësisht a jeni pesë apo dhjetë anëtarë. 75 euro i marrin të moshuarit për pension. Ndërkohë nëna ime duhet të shpenzoj më shumë se 100 euro në muaj për medikamente. Babai im ka punuar në një kompani të përpunimit të mbeturinave të qytetit. Ai ishte shofer i një ekskavatorit të deponisë. Por ai nuk merrte rrogë me nga katër muaj. Edhe ne fëmijët jemi munduar gjithmonë të punojmë diçka për të fituar para”, përcjell “albinfo.ch”.
Ai thotë se ka pasur një jetë të vështirë. Ka studiuar dy vite për psikologji ndërsa krahas studimeve është detyruar edhe të punojë në të zezën. “Nuk kisha mundësinë të përballoja edhe studimet edhe punën dhe u detyrova t’i braktisi studimet. Kërkoja të gjeja një punë si infermier, por nuk gjeta. Babai im, vëllai dhe unë themeluam një firmë taksi. E kam një xhaxha në Dyseldorf dhe ai kishte blerë për ne një furgon Mercedes të vjetër. Me atë ne kemi bartur njerëz nga Mitrovica për në Prishtinë dhe anasjelltas. Por e gjithë kjo punë ishte në të zezën”, pohon ai, teksa tregon se në vitin 2004 është njohur më Lumturijen me të cilën në vitin 2005 edhe u fejuan. Tash Besimi kishte edhe një obligim shtesë për të mbajtur jo vetëm veten e tij por edhe familjen e vogël.
Në fund të këtij shkrimi Besimi tregon se në vitet e fundit ka punuar në një firme shqiptaro –gjermane që shiste material për ngrohje. Gjithashtu ai ka thënë se ka qenë një tekst shkrues dhe një këngëtar i njohur në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten
















