Lajme
Gjermania dënon thirrjet për dëbimin e palestinezëve nga Gaza
Qeveria gjermane ka dënuar thirrjet e ministrave të qeverisë izraelite për rikolonizimin e Rripit të Gazës nga hebrenjtë.
“Thirrjet e izraelitëve për të dëbuar palestinezët nga zona janë plotësisht të papranueshme”, tha sot në Berlin një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.
“Ato kontribuojnë në përkeqësimine e situatës në konfliktin aktual dhe shkelin qartë ligjin ndërkombëtar”, tha zëdhënësi.
Lëvizja e kolonëve izraelitë zhvilloi dje një “Konferencë të Fitores”, duke bërë thirrje për rindërtimin e vendbanimeve hebraike në Rripin e Gazës dhe pjesë të Bregut Perëndimor, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Midis pjesëmarrësve në konferencë ishin ministra të shumtë nga partia konservatore “Likud” e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir dhe ministri i Financave, Bezalel Smotrich, nga partitë e ekstremit të djathtë në koalicionin e Netanyahut.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë hodhi poshtë idenë e zgjerimit të vendbanimeve në Gaza dhe tha se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme e konfliktit në vend të dëbimit masiv të palestinezëve nga Gaza.
“Kushdo që mendon se mund të arrijë sigurinë për Izraelin me fantazitë e dëbimit, është qartësisht në rrugën e gabuar”, tha zëdhënësi.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











