Bota
Gjermania dëbon dy diplomatë rusë
Ministria e Jashtme gjermane tha në një deklaratë të mërkurën se dy punonjës të Ambasadës Ruse në Berlin u shpallën “persona të padëshiruar"
Gjermania dëboi dy diplomatë rusë dhe prokurorët e saj federalë kanë marrë në dorë çështjen e vrasjes së një shtetasi çeçen në Gjeorgji, ku aludohet përfshirja e Rusisë.
Ministria e Jashtme gjermane tha në një deklaratë të mërkurën se dy punonjës të Ambasadës Ruse në Berlin u shpallën “persona të padëshiruar” në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”.
Zelimkhan Khangoshvili, 40 vjeç, i cili më parë kishte luftuar së bashku me separatistët në rajonin rus të Çeçenisë, u qëllua dy herë në kokë në parkun Kleiner Tiergarten, më 23 gusht.
Një shtetas rus i dyshuar për vrasjen u arrestua menjëherë pas ngjarjes.
“Me këtë hap Qeveria Federale reagon ndaj faktit se autoritetet ruse, me gjithë kërkesat e përsëritura në rangjet e larta dhe kërkesave këmbëngulëve nuk morën pjesë sa duhet në hetimin e vrasjes”, thuhet në deklaratë.
Ministria e Jashtme e Rusisë u përgjigj ashpër ndaj lajmit, duke thënë se dëbimet ishin “të pabaza dhe jomiqësore”. Ministria tha se Moska “do të duhet të ndërmarrë një sërë masash si përgjigje”.
Mediat gjermane dhe ndërkombëtare raportuan në fillim të kësaj jave se prokurorët do ta merrnin në dorë çështjen pasi kishin mbledhur prova se pas vrasjes qëndronte “një agjenci e huaj zbulimi”.
Shumë komentues kanë bërë krahasime midis vrasjes së Khangoshvilit dhe helmimit në vitit 2018 në Angli të ish-agjentit rus Sergei Skripal.
Rusia ka mohuar përfshirjen në ndonjërin prej incidenteve.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













