Integrimi
Gjermania dëbon ballkanasit edhe pa dokumente valide
Autoritetet gjermane kanë negociuar një marrëveshje me vendet e Ballkanit Perëndimor me të cilën mundësohet dëbimi më i shpejtë i migrantëve që nuk kanë dokumente të rregullta
Gjermania për herë të parë do të dëbojë, gjegjësisht do t`i përcjell në rrugën ajrore për në vendet e prejardhjes azilkërkuesit ballkanikë me status të refuzuar të azilit, duke i pajisur me dokumente të përkohshme (Laissez-Passer e BE-së).
Gjatë kësaj jave do të bëhet fluturimi i refugjatëve ballkanikë përmes kësaj procedure, mëson reurters nga qarqet qeveritare gjermane, trasmeton albinfo.ch.
Ministri i brendshëm Thomas de Maiziere dhe ai i jashtëm Frank Walter Steinmeier kanë negociuar nga fundi i tetorit një marrëveshje me vendet e Ballkanit Perëndimor me të cilën mundësohet dëbimi më i shpejtë i migrantëve që nuk kanë dokumente të rregullta.
BE ja kishte futur në fuqi qysh në vitin 1994 Dokumentet e tilla të përkohshme (Laissez-Passer), të cilat shërbenin për kthimin e refugjatëve të cilët i asgjësonin pasaportat e tyre.
Pa këtë procedurë, zgjaste shumë koha deri sa vendet e prejardhjes e bënin verifikimin e identitetit të këtyre migrantëve, për t`i pajisur me pasaporta të përkohshme të vendeve përkatëse, përcjell albinfo.ch mediet gjermane. Ndërkaq tash, me marrëveshjen që e kanë pranuar vende e Ballkanit Perëndimor, ato lejojnë që autoritetet gjermane të verifikojnë identitetin e shtetasve ballkanikë dhe t`ua përgatisin atyre dokumentet e përkohshme, gjegjësisht për një udhëtim.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” Rastet e drejtimit të lazerëve nga toka në drejtim të avionëve që aterojnë dhe ngrihen nga... -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













