Lajme
Gjermani, rritet numri i sulmeve ndaj oficerëve të policisë
Policia Federale gjermane njofton se numri i sulmeve ndaj punonjësve të saj është rritur. Vitin e kaluar u sulmuan 2,979 oficerë të policisë federale, thuhet në raportin e fundit vjetor, i cili u prezantua në Rostock. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar deri tani që nga viti 2001 kur nisi mbajtja e statistikave për sulme të tilla.
Rreth një e katërta e policëve dhe policeve të sulmuara (793 vetë) pësuan madje edhe plagosje, gjë që sipas Policisë Federale është gjithashtu një rekord që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 2001. Po sipas statistikave, 11 për qind e policëve të prekur nuk ishin në gjendje për të vazhduar punën.
Sipas Policisë Federale, pothuajse gjithmonë sulmet ndaj policëve shoqërohen nga dhuna fizike. Sipas autoriteteve, shumica e sulmeve kanë ndodhur “gjatë ushtrimit të përditshme të detyrës”, kryesisht ndaj patrullave të policisë, gjatë hetimeve penale ose gjatë shoqërimit të personave që dëbohen nga Gjermani, sepse nuk kanë leje qëndrimi.
Shumica e sulmuesve meshkuj
Sipas statistikave, shumica e sulmeve të dhunshme ka ndodhur gjatë ndërhyrjeve të punonjësve të policisë në stacionet hekurudhore ose në trena, gjatë ndeshjeve të futbollit apo gjatë aktiviteteve të tjera masive.
Sipas raportit, shumica e autorëve (78 për qind) ishin meshkuj dhe ishin mesatarisht 33 vjeç. Pothuajse gjysma e tyre kishte qenë nën ndikimin e alkoolit apo drogave. Shumica e tyre ishin të njohur për policinë për vepra të tjera penale dhe pothuajse një e katërta ishin shkelës të përsëritur ose intensivë të ligjit. Rreth gjysma e tyre kishte pasaportë gjermane.
Policia Federale është përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve, por gjithashtu ndër të tjera edhe për sigurinë në transportin hekurudhor dhe stacionet e trenave si dhe për sigurinë në aeroporte. Po ashtu Policia Federale mbështet edhe forcat e policisë së landeve.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











