Kosova
Tash dy vjet pret kuzhinierët nga Kosova, për një termin në Ambasadë
Në tetor të vitit 2017 Zeiler kishte vendosur që t`i punësonte tre kuzhinierë nga Kosova. Kuzhinierët pastaj kishin bërë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë kërkesën përkatëse për një vizë pune. Që atëherë, Zeiler është duke pritur...
Në fillim të gushtit, pra afër tre muaj më parë, gazeta gjermane PNP kishte shkruar për kohën e gjatë të pritjes për një vizë nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë. Atëbotë ishte premtuar se kuzhinierët mund të shpresonin për një “termin të shpejtë”. Që nga ajo kohë, nuk ka ndodhur ende asgjë. Dhe, sipas autoriteteve, duhet pritur edhe një kohë të gjatë për të ndodhur.
Hotelieri Helmut Zeiler thotë: “Kjo është më e keqja që mund t`i ndodhë një ndërmarrësi”. Në fakt, ai mund të zemërohej, shqetësohej. Por këto i ka bërë ai tashmë një kohë të gjatë. Tani ai ndihet i dorëzuar, transmeton albinfo.ch. “Unë nuk e di nëse kjo e gjitha ka ende kuptim”.
Shefi i restorantit “Lokschuppen” në Simbach am Inn është në pritje të kuzhinierëve nga Kosova, të cilët tashmë dy vjet ende po presin për një vizë pune.
Në tetor të vitit 2017 Zeiler kishte vendosur që t`i punësonte tre kuzhinierë nga Kosova. Kuzhinierët pastaj kishin bërë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë kërkesën përkatëse për një vizë pune. Që atëherë, Zeiler është duke pritur…
Ministria e Jashtme i kishte shkruar menaxherit Zeiler në muajin korrik në nje email (që e posedon PNP) se kuzhinierët e tij mund të llogaritnin për një “termin që do të bëhej së shpejti”, përcjell albinfo.ch. PNP ka pyetur Ministrinë e Jashtme se kur mund të shpresojnë punëtorët e ardhshëm të Ziehlit për t`u ftuar në ternin.
Lajmi i mirë: Aktualisht pritet të kenë terminet të gjithë aplikuesit që kërkesat e tyre i kishin bërë më 17 tetor 2017 ose më herët. Tre kuzhinerët prandaj, duhet të jenë relativisht lart në listën e pritjes. Ndërsa lajmi i keq: “Për shkak të numrit shumë të madh të aplikimeve të bëra në tetorin e vitit 2017, nevojiten edhe dhjetë javë tjera deri sa të gjithë aplikuesit nga ajo periudhë të marrin një termin”, thuhet në përgjhgjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, përcjell albinfo.ch. Me këtë përgjigje, Zeiler sërish duhet të presë. Dhe ai e njeh këtë gjendje tashmë prej dy vitesh. “Gruaja më pyet vazhdimisht: Përse ja bën ti vetes këtë?”, thotë hotelieri. “Dhe fare sinqerisht: ajo ka të drejtë”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














