Lajme
Gjermania po stërvit qen për zbulimin e COVID-19
Bundeswehri gjerman, në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TiHo) në Hanover, po zhvillojnë në kundër të një projekti teste me dhjetë qen. Qentë e përfshirë në eksperiment i takojnë shkollës së qenve të ushtrisë gjermane, e cila gjendet afër Ulmenit. Ata po stërvitin qentë për të identifikuar të infektuar me virusin korona.
Bundeswehri ka nisur një projekt, në të cilin janë përfshirë qen të racave pastor, spaniel dhe retriever. Ata njihen ndryshe si “qentë detektivë”, të cilët jo vetëm që mund të nuhasin dhe zbulojnë nisur nga përbërja molekulare e aromave përkatëse lëndë eksplozive ose droga, por edhe të nuhasin lloje të ndryshme kanceri si dhe hipoglikeminë, pra rënien e sheqerit, në rastin e diabetikëve, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Tani kjo aftësi e tyre po trajnohet për të zbuluar virusin korona.
Studiuesit kanë arritur aktualisht një kuotë diagnostikimi prej rreth 80%, dhe projekti duket se do të jetë i suksesshëm. Rezultatet përfundimtare pritet të jenë në dispozicion për disa javë.
Deri tani qentë po ushtrohen duke nuhatur mostra pështyme njerëzish të infektuar. Gjithsesi viruset e këtyre mostrave janë trajtuar me kimikate dhe janë të padëmshëm. Pasi qentë ta kenë përfunduar këtë seri provash me sukses, ata do të përballen me shkallën tjetër të vështirësisë për të parë a do të funksionojë nuhatja edhe në rastin e virusëve aktivë të koronës që gjendet në pështymën njerëzore?
“Këto teste duhet të zhvillohen në kushte krejtësisht të ndryshme, se në fund të fundit, duhet të jemi të sigurt se askush nuk do të infektohet me mostrat shumë infektive”, shpjegon Paula Jendrny.
Edhe në vendet e tjera, si SHBA, Finlandë dhe Britaninë e Madhe, qentë po trajnohen që të nuhasin infeksione me Sars-COV-2. Përveç mostrave të pështymës, ekzistojnë edhe teste me urinë dhe djersë, të cilat po tregojnë rezultate inkurajuese.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














