Lajme

Gjermani: Numri i veprave penale më i larti që nga viti 2016

Më shumë akte dhune, më shumë vjedhje, më shumë vjedhje banesash: Në mbarë federatën vitin e kaluar janë regjistruar 5,94 milionë vepra penale. Dy pika të statistikës japin shkas për shqetësim, përcjell albinfo.ch.

Në Gjermani vitin e kaluar ka pasur një rritje të kriminalitetit me dhunë, ku numërohen akte penale të ndryshme seksualiteti, plagosjeje trupore dhe vjedhje. Numri i rasteve (rreth 214.000) është rritur sipas statistikës me 8,6 përqind krahasuar me vitin 2022. Ky është niveli më I lartë që nga viti 2007.

Edhe vjedhjet janë shtuar. Në kategorinë e vjedhjeve të vogla janë regjistruar rreth 1,97 milion raste, 10,7 përqind më shumë se në një vit më parë më 2022. Gjithashtu është shtuar numri i vjedhjeve në shtëpi me rreth 18 përqind.

Autoritetet kanë regjistruar gjithsej në mbarë federatën 5,941 milionë raste kriminaliteti. Kjo do të thotë një rritje me 5,5 përqind krahasuar me vitin 2022 dhe 9,3 përqind kundrejt vitit të 2019 përpara pandemisë së koronavirusit. Gjithsej në Gjermani janë regjistruar më shumë vepra penale si asnjëherë më parë që nga viti 2016.

Ministrja e Brendshme socialdemokrate, Nancy Faeser gjatë prezantimit të statistikës në Berlin tha, se ky zhvillim kërkon “ndërhyrjen e nevojshme dhe sipas mendimit tim të ashpër të shtetit të së drejtës” ashtu si edhe përforcimin e masave parandaluese. Por pavarësisht rritjes së numrit të veprave penale, Gjermania “vazhdon të jetë një nga vendet më të sigurta të botës”.

 

Numri i të pandehurve të huaj në rritje

Vitin e kaluar është rritur veçanërisht ndjeshëm kriminaliteti i të huajve. Numri i të pandehurve jo gjermanë është rritur me 17,8 përqind në rreth 923.000. Duke zbritur nga kjo kuotë, kundërvajtje të tilla si shkeljet ndaj ligjit të së drejtës së qendrimit, që ka të bëjë vetëm me të huajt, – rritja është me 13,5 përqind.

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser duke folur gjatë prezantimit të statistikës së kriminalistikës për vitin 2023Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser duke folur gjatë prezantimit të statistikës së kriminalistikës për vitin 2023

Ministrja Faeser bëri thirrje, që rritja e numrit të të pandehurve të huaj të “diskutohet pa drojë dhe reminishenca”. Krahas pasojave të drejtpërdrejta penale ky zhvillim nënkupton edhe, që ata që kryejnë vepra penale pa pasur pasaportë gjermane “duhet të largohen shumë më shpejt nga Gjermania pa ngurruar si deri më sot”, tha ajo. “Kush nuk respekton rregullat, duhet të largohet.”

Njëkohësisht ajo tërhoqi vëmendjen lidhur me reminishencat kundër të huajve dhe kërkoi më shumë masa integrumi. Ngjashëm u shpreh edhe presidenti i Entit të Kriminalisitikës (BKA), Holger Münch.

Presidenti i BKA Holger Münch, ministri i Brendshëm i Brandenburgut Michael Stübgen dhe ministrja e Brendshme e Federatës Nancy Faeser duke prezantuar statistikën e kriminalistikës për vitin 2023Presidenti i BKA Holger Münch, ministri i Brendshëm i Brandenburgut Michael Stübgen dhe ministrja e Brendshme e Federatës Nancy Faeser duke prezantuar statistikën e kriminalistikës për vitin 2023

Presidenti i BKA, Holger Münch, ministri i Brendshëm i Brandenburgut, Michael Stübgen dhe ministrja e Brendshme e Federatës, Nancy FaeserFotografi: Britta Pedersen/dpa/picture alliance

Kryetari i Konferencës së Ministrave të Brendshëm, ministri i Brendshëm i Brandenburgut, kristiandemokrati Michael Stübgen theksoi, se kuota joproporcionale e të pandehurve të huaj nuk duhet të çojë në dyshim kolektiv. “Miliona të huaj jetojnë këtu dhe nuk kryejnë vepra penale.”  Ata që kryejnë vepra penale dhe duhet të largohen nga Gjermania, duhet të dëbohen me konseguencë. Integrimi është mjeti më i mirë kundër kriminalitetit të migrantëve.

 

Gjithnjë e më shumë minorenë që kryejnë vepra penale

Nga statistika del gjithashtu, se numri i nimorenëve që kryejnë vepra penale është në rritje. Nëse në vitin 2022 në mbarë federatën 13,4 përqind e të gjithë të pandehurve bënin pjesë në grupin e fëmijëve, kjo kuotë është rritur në 13,8 përqind në vitin 2023.

Pandemia, pasojat afatgjata, inflacioni dhe migracioni

Në përgjithësi viti 2023 ka qenë viti i parë me një jetë publike normale pas pandemisë, theksohet duke iu referuar rritjes së veprave penale. “Si rrjedhojë krijohen më shumë raste dhe shkase për vepra penale.”

Edhe inflacioni relativisht i lartë dhe pasojat e tij sociale e ekonomike mund të kenë luajtur rol në rritjen e veprave penale gjatë vitit 2023, sipas mendimit të studiuesve të kriminalitetit. “Në rajonet e dobëta ekonomikisht numri i rasteve të kriminalitetit dhe të pandehurve është më i lartë.”

Djem të rinj, me kurriz duke kaluar pranë një gardhi, pas një kontejneri banimi, ku janë strehuar si azilkërkues. Djem të rinj, me kurriz duke kaluar pranë një gardhi, pas një kontejneri banimi, ku janë strehuar si azilkërkues.

Të rinj azilkërkues në territorin e një kontejneri banimi në Brandenburg.Fotografi: Patrick Pleul/ZB/dpa/picture alliance

Një arësye për numrin dukshëm të rritur të veprave penale, ekspertët e kriminalistikës e shohin edhe tek shtimi i migracionit brenda një kohe të shkurtër, që për persona të caktuar mund të krijojë kushte më të këqia jetese dhe integrimi. Si faktorë risku tek ata që kërkojnë azilimin, sipas raportit, ndikojnë përvojat e kaluara me dhunë në luftra, terrorizmi, traumat dhe situatat e rënduara psiqike në kushtet e jetesës nëpër strehimoret e përkohshme të azilimit.

Statistika e policisë për kriminalisitkën publikohet çdo vit mbi bazën e të dhënave, që regjistrohen në 16 landet e federatës. Kjo statistikë pasqyron numrin e veprave të regjistruara penale.