Lajme
Gjermani, këtë vit do të garojnë tre kandidatë shqiptarë për ulëse në Bundestag
Lendita Musliu, kandidate me Partinë e Gjelbër në zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun gjerman
Mësohet se në zgjedhjet parlamentare në Gjermani këtë vit do të garojnë tre kandidatë shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e tyre është edhe Lendita Musliu, e cila kandidon në radhët e Partisë së Gjelbër.
Lendita Musliu është një profesioniste shqiptare, e rritur dhe e arsimuar në Mynih të Gjermanisë, përcjell tutje albinfo.ch.
Lendita është diplomuar në shkenca juridike dhe ekonomike, si dhe ka zgjedhur të aktivizohet në jetën politike të vendit ku jeton.
Musliu do të jetë kandidate me Partinë e Gjelbër në zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun gjerman.
Në një intervistë ajo tregon rreth platformës së saj politike, formimit profesional dhe përfaqësimit të shqiptarëve në skenën politike gjermane.
“Shqiptarët janë një faktor shumë i rëndësishëm jo vetëm në Mynih, por në gjithë Bavarinë. Votuesit shqiptarë pritet të bëjnë një diferencë të madhe në këto zgjedhje”.
Ajo shprehet se se në këto zgjedhje po gëzon përkrahje nga shqiptarët, përderisa ka formuar edhe një grup punues në partinë e saj, i cili do të merret vetëm për temat mbi Kosovën.
Musliu tha se objektiv i saj do të jenë temat sociale dhe ekonomike, por fokusin kryesor e ka liberalizimin e vizave për vendin e saj. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte