Lajme
Gjermanët zvogëlojnë orët e punës, ndonëse mungojnë qindra-mijëra punëtorë
Gjermanisë i mungojnë qindra-mijëra punëtorë dhe ky është një problem emergjent. Ka disa arsye për këtë, por problemi forcohet edhe nga pakësimi individual i kohës së punës, sipas Institutit IFO, përcjell albinfo.ch.
Referuar një studimi të Institutit Gjerman të Ekonomisë, ifo, pakësimi individual i orëve të punës ashpërson më tej problemin e mungesës së fuqisë punëtore. Vërtet që numri i të punësuarve nga viti 1991 është rritur nga 40 në 45 milionë vetë, sipas presidentit të ifo-s, Clemens Fuest. Por numri i orëve të punës në këtë hapësirë kohore ka mbetur i njëjtë. “45 milionë vetë punojnë aq sa 40 milionë vetë më parë”.
Rënia e madhe për vitin 2030
Sipas të dhënave të Institutit Gjerman të Tregut të Punës dhe Studimit të Profesionit, IAB, gati gjysma e kompanive gjermane në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar nuk mund t’i zinin vendet e punës me punëtorë të kualifikuar. Vetëm në profesionet që lidhen me matematikën, informatikën, shkencat natyrore dhe teknikën mungojnë në Gjermani rreth 300.000 punonjës, sipas raportit të vjeshtës të Institutit të Ekonomisë Gjermane, IW.
Por mungesa e fuqisë punëtore përfshin të gjithë sektorët ekonomikë. “Rënia e madhe nuk ka ardhur ende”, sipas kreut të ifo-s, Fuest. Problemi do të jetë më akut, kur të dalin në pension ata që kanë lindur në vitet 1963/1964 rreth vitit 2023. Tabea Bucher-Koenen profesore në Universitetin e Manheimit dhe drejtuese e Qendrës Leibniz për Studimet Ekonomike Europiane thotë se mes vitit 2025 dhe 2035 do të dalin në pension edhe 13,5 milionë vetë. Megjithëse ata financiarisht janë në gjendje të mirë, prapë do të ketë reduktim të ndjeshëm të konsumit.
Edhe pse qeveria e koalicionit do ta mbajë nivelin e pensioneve në 48% të të ardhurës mesatare, duhet që të punësuarit ose të punojnë më gjatë ose të paguajnë kontribute më të larta pensioni, thekson Bucher-Koenen. Kjo është e mundur, sepse të moshuarit e sotëm janë më të shëndetshëm dhe kanë mesatarisht 6 vjet më shumë jetëgjatësi se brezi i prindërve të tyre, thotë Karin Haist, eksperte e demografisë në Fondacionin Körber. Eksperti i ekonomisë, Fuest për të rritur numrin e fuqisë punëtore, propozon rritje të kuotës të punësimit dhe imigracion më të madh të fuqisë punëtore nga jashtë. Për të rritur kuotën e punësimit “nuk duhet t’i mbajmë njerëzit larg nga puna”, është shprehur Fuest duke marrë si shembull paratë sociale që jepen për qytetarin dhe peshën e tatimeve dhe kontributeve sociale. Një rrjet më i mirë kopshtesh mund të sjellë më shumë gra në botën e punës.
Edhe tek imigrimi ka ende shumë për të bërë. Nga refugjatët e ardhur në vitin 2015, afërsisht gjysma punojnë, shpjegon referentja e institutit ofo, Yvonne Giesing. Nga refugjatët e Ukrainës punojnë vetëm rreth 20%. “Pengesa më e madhe është gjuha”, sipas ekspertes. Kësaj i shtohet burokracia gjermane, që frenon ardhjen e fuqisë punëtore.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas











