Futboll
Gjermanët e ngritin në qiell Rashicën, s’ka si ai
Futbollisti shqiptar është duke shkëlqyer në Bundesligën gjermane
Milot Rashica është duke vazhduar me formë të jashtëzakonshme në Werder Bremen. Ai shënoi një gol fantastik përballë Bayer Leverkusen, duke konfirmuar se është në top formë dhe njëri nga futbollistët kryesor të Werder Bremen, përcjell albinfo.ch.
Ky ishte goli i tretë i Rashicës këtë sezon, derisa ka edhe një asistim.
Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale.
“Shiko nënë, është një GOAT (Greatest Of All Time – Më i Miri i Të Gjitha Kohëve, akronimi përkthehet në “dhi” në shqip) në fushë, @MilotRashica”, shkruan faqja e Bremenit.
“Më i miri në Bundesligë”, ishte një tjetër postim i Bremenit, duke iu referuar statistikave të Rashicës me klubin gjerman.
“Milot Rashica është me të vërtetë lojtari më i mirë në planet”, shkroi Tom Weber, ndërsa faqja e Bremenit iu përgjigj duke shkruar “Fakte”.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














