Lajme
Gjenevë: Propozohet ndalimi i automjeteve të zhurmshme gjatë natës
Një deputet kërkon mbylljen e disa rrugëve për makinat dhe motoçikletat që shkaktojnë zhurmë të tepërt, për të mbrojtur qetësinë e banorëve.
Një deputet në kantonin e Gjenevës ka propozuar ndalimin e qarkullimit të automjeteve me zhurmë të lartë gjatë natës në disa prej rrugëve më të frekuentuara të qytetit, përcjell albinfo.ch.
Deputeti Matthieu Jotterand ka dorëzuar një mocion në Parlamentin kantonal, duke kërkuar që makinat dhe motoçikletat që shkaktojnë zhurmë të tepërt të mos lejohen të qarkullojnë në orët e natës, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, rrugë si Route des Acacias dhe Boulevard du Pont-d’Arve regjistrojnë nivele zhurme që tejkalojnë mesatarisht 70 decibelë gjatë natës, një nivel i krahasueshëm me zhurmën e një fshese elektrike që punon me fuqi të plotë.
Qëllimi i propozimit është të reduktohet ndotja akustike gjatë natës dhe të përmirësohet cilësia e jetës për banorët e zonave të prekura./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












