Lajme
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike
Tarifa deri në katër franga në plazhin Gitana ka rikthyer debatin nëse qasja në brigjet e Liqenit të Gjenevës duhet të mbetet falas për të gjithë
Vendimi i plazhit Gitana në Bellevue për të vendosur pagesë për vizitorët gjatë kësaj vere ka nxitur debat në kantonin e Gjenevës lidhur me të drejtën e qytetarëve për qasje të lirë në brigjet e liqenit, transmeton albinfo.ch.
Vizitorët që nuk janë banorë të komunës duhet të paguajnë deri në katër franga zvicerane për hyrje, varësisht nga mosha, ndërsa banorët e Bellevue përfitojnë tarifa të subvencionuara. Masa zbatohet kryesisht gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, kur hyrja kontrollohet përmes një barriere.
Autoritetet komunale thonë se qëllimi kryesor nuk është krijimi i të ardhurave, por garantimi i sigurisë. Vendimi u mor pasi plazhi ishte përballur me mbipopullim të rrezikshëm gjatë festimeve të Kampionatit Botëror të futbollit në vitin 2018.
Disa vizitorë e mbështesin tarifën, duke argumentuar se plazhet falas shpesh mbushen tej mase dhe se kontrollimi i hyrjeve mund të përmirësojë sigurinë dhe rehatinë. Të tjerë kundërshtojnë, duke vlerësuar se edhe një pagesë e vogël mund t’i pengojë familjet dhe të rinjtë me të ardhura më të ulëta.
Sipas ligjit kantonal, komunat mund të kërkojnë pagesë vetëm kur në hapësirë ofrohen shërbime ose pajisje të konsiderueshme për vizitorët. Ndërkohë, autoritetet kantonale kanë theksuar se ligji i ri për ujërat garanton parimin e qasjes universale në brigjet e liqenit.
Këshilltari shtetëror i Gjenevës për çështjet territoriale, Nicolas Walder, ka deklaruar se komunat duhet të bëjnë gjithçka të mundur për ta ruajtur qasjen për të gjithë, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura ekstreme.
Pagesa për hyrje në plazhet e Liqenit të Gjenevës mbetet përjashtim. Shumica e plazheve publike, përfshirë Plage des Eaux-Vives, Vengeron dhe La Savonnière, vazhdojnë të jenë falas. Ndër përjashtimet kryesore janë Genève-Plage dhe Bains des Pâquis, të cilat prej kohësh kërkojnë pagesë, pasi ofrojnë pishina, hapësira sportive, dhoma zhveshjeje, sauna dhe shërbime të tjera. Tashmë, edhe plazhi Gitana i është bashkuar këtij grupi të vogël.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













