Tematike
Gjeneva dhe Vaudi, kampione për natyralizim
Kantoni i Gjenevës ka natyralizuar më së shumti në Zvicër, në raport me popullsinë e saj të jashtme.
Fushata për natyralizim të lehtësuar për të huajt e gjeneratës së tretë është në aktivitet të plotë. Populli dhe kantonet do të vendosin më 12 shkurt. Ky është një rast i mirë për të parë shifrat e natyralizimit në nivel të Zvicrës. Dhe, kjo nuk është e thjeshtë. Për shkak se Zvicra ka dy baza të të dhënave të ndryshme mbi këtë çështje: ajo e Sekretariatit Shtetëror për Migrantë (SEM) dhe ajo e Zyrës Federale të Statistikave (FSO). I pari ka shifrat e fundit, ndërsa e dyta ka avantazhin e krijimit të përqindjes së natyralizimit në raport me ata që kanë një leje qëndrimi. Të dy statistikat bien dakord, duke afirmuar se ka pak më shumë se 40.000 natyralizime në Zvicër në vit.
Cilat janë kantonet, të cilat japin shtetësinë më së shumti?
Janë tri kantone që janë larg të tjerëve. Bëhet fjal për Cyrihun, Vaudin dhe Gjenevën. Nga dhjetori 2015 deri në nëntor 2016 Cyrihu ka natyralizuar 8.116 persona. Vaudi vijon menjëherë pas me 7.524 persona, kryesisht gra. Dhe Gjeneva ngjitet në vendin e tretë me 6.917 persona, përsëri me një shumicë të vogël me gra. Duke ditur se kantoni i Cyrihut ka një numër të madh të banorëve, mund të themi se kantonet e liqeni Leman janë kampione të Zvicrës për natyralizim.
Në të vërtetë, Gjeneva ka shkallën më të lartë të natyralizimit
Nëse marrim shifrat e OFS-së në vitin 2015, ne shohim se Gjeneva ka numrin më të madh të natyralizimeve. Ajo shkon deri në 3.6%, ndërsa mesatarja kombëtare është 2.1%. Ne e shohim se ka një shpërthim të natyralizimeve në mes të 2014 dhe 2015 në këtë vendbanim. Kërkesat vijnë nga dy të tretat e njerëzve të lindur në Zvicër. Ky efekt shpjegohet sigurisht me pranimin e iniciativës “Kundër imigrimit masiv” në shkurt 2014. Kjo iniciativë ka shtyrë sigurisht të huajt për të kërkuar pasaportën zvicerane.
Francezët, të numërt në Vaud
Nëse marrim shifrat e SEM-it, shohim se francezët janë komuniteti i parë që ka fituar pasaportë zvicerane në kantonin e Vaud-it. 1.353 persona nga Franca. Pastaj vijnë portugezët (1214), italianët (957), kosovarët (429) dhe spanjollët (427). Në Gjenevë, origjina e zviceranëve të rinj është e ndryshme. Vijnë në krye portugezët (1342), të ndjekur nga francezët (1018), italianët (542), spanjollët (494) dhe kosovarët (292).
Cilët janë kantonet që japin më së pakti shtetësinë zvicerane?
Ata janë Appenzell Innerrhoden, Glarus dhe Uri. Këto kantone kanë dhënë përkatësisht në një vit 28, 33 dhe 47 pasaporta zvicerane. Por, cila është origjina e këtyre zviceranëve të rinj? Kryesisht për këto tri kantone origjina është nga Gjermania. Përveç kantonit Uri, i cili u ka dhënë në mënyrë prioritare shtetësinë zvicerane serbëve.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze Bëhet e ditur se kori Siparantum është shndërruar një prej përfaqësimeve më dinjitoze të Kosovës, përcjell...
-
“Deputetët nga këto shtete janë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE”
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Spanjë: Vlerësohet shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” e Mentor Zyberajt
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze Bëhet e ditur se kori Siparantum është shndërruar një prej përfaqësimeve më dinjitoze të Kosovës, përcjell...
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998
-
A do të zhvendoset nga burgu austriaku Fritzl që u dënua me burgim të përjetshëm për dhunimin e të bijës?
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj