Kosova
Gjendja me Covid në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni
Kosova ka 6634 raste aktive, 744 të vdekur dhe mbi 16 mijë të shëruar, transmeton albinfo.ch.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtunën ka njoftuar se janë shënuar 491 raste pozitive me COVID-19, janë shëruar 62 pacientë, ndërkaq kanë vdekur 12.
Në Shqipëri, prej ditësh, shifrat e të infektuarve me Covid vijojnë të jenë të larta. Gjatë 24 orëve të fundit nga 1 927 testime, janë konfirmuar të infektuar 495 raste të reja dhe kanë humbur jetën 8 persona.
Gjithashtu në 24 orët e fundit betejën me Covid në Shqipëri e kanë fituar 141 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12 002 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë në 3 spitalet COVID në Tiranë po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë, Maqedonia e Veriut po shënon rekord, 1285 të infektuar dhe 14 të vdekur nga COVID-19 në 24 orë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












