Kosova
Gjatë javës do të dërgohen të gjitha pakot me fletëvotime jashtë Kosovës
Mësohet se pëe herë të parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë vetës detyrë që votuesve të regjistruar jashtë Kosovës t’ua dërgojë përmes postës pakot me fletëvotime për të votuar në zgjedhjet e 12 tetorit, transmeton albinfo.ch.
Ky shërbim pritet të realizohet për 43 mijë e 933 shtetasit e Kosovë, të cilët aplikuan dhe u regjistruan për të votuar përmes postës në Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpjeguar për KosovaPress se procesi i dërgimit të pakove me fletëvotime është duke vazhduar, derisa votimi me postë jashtë Kosovës zyrtarisht ka nisur me datë 17 shtator. Deri më tani, më shumë se 15 mijë pako individuale me fletëvotime janë dërguar jashtë Kosovës. Me mijëra të tjera pritet të dërgohen deri në fund të kësaj jave.
“KQZ synon që brenda javës të përmbyllë procesin e dërgimit të pakove me fletëvotime për rreth 44 mijë votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet lokale. Është hera e parë që KQZ i ka dhënë vetes detyrë që shtetasve të cilët regjistrohen për të votuar përmes postës, të i’a dërgoj përmes postës pakon me nga dy fletëvotime: një për zgjedhjet për Kryetar Komune dhe një për Zgjedhjet për Kuvend Komunal”, tha Elezi.
Sipas tij, ndonëse votuesit jashtë Kosovës nuk i kanë pakot me fletëvotime në kohën e fillimit të votimit, afati i mbetur për të votuar prej më shumë se 20 ditësh është i mjaftueshëm, pasi KQZ ka hapur kutitë postare në dhjetëra shtete të ndryshme të botës.
“Vlerësojmë se afati i vendosur nga ana e KQZ për votimin jashtë Kosovës me postë është i mjaftueshëm. Janë më shumë se 20 ditë në dispozicion të shtetasve të Kosovës pra të votuesve për të dërguar pakon e tyre me fletëvotime në ndonjërën nga kutitë postare të cilat KQZ i ka hapur në shtete 23 shtete të ndryshme, përfshirë edhe Kosovën”, u shpreh Elezi.
Dje në takimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u përmend se deri më tani rreth 34% e fletëvotimeve vetëm janë proceduar.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026












