Gruaja
“Gjama e burrave”, në qendër të ekspozitës së Anjesa Dellovës, në Bazel
Ekspozita hapet më 18 mars. Ndërsa më 29 prill, Dr. Bledar Kondi, Universiteti Martin Luther, Halle-Wittenberg mban ligjëratën mbi "Gjamën e burrave"

Anjesa Dellova është emër i njohur në fushën e arteve pamore në Zvicër. Ajo, vitin e kaluar ka qenë njëra ndër fitueset e çmimit për arte, “Swiss Art Awards 2022″ që ndan Zyra Federale për Kulturë, e Zvicrës, praktikisht çmimi më i lartë zviceran në këtë fushë, shkruan albinfo.ch.
E lindur në vitin 1994 në Kosovë, Anjesa jeton prej vitesh në Zvicër, gjegjësisht në Lozanë, ku ushtron profesionin e piktores dhe profesoreshës së artit.
Të shtunën, më 18 mars ajo hap ekspozitën e saj personale, shumë të rëndësishme në galerinë elitare “mayday” në Bazel. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30 prill.
Në vazhdim, njoftimi të cilin galeria e “Mayday” e ka publikuar në lidhje me ekspozitën. “Pikturat monokromatike të Anjesa Dellova janë frymëzuar nga fotografitë e fëmijëve dhe familjeve, traditat e njohura ekzotike apo ritualet si “Gjama” (e burrave), zija e praktikuar në veri të Shqipërisë. Për ekspozitën personale në Mayday, Anjesa Dellova është duke zhvilluar një seri të re pikturash në të cilat ajo i përkushtohet një sekuence të këtij rituali. Artistja fokusohet në emocionet dhe vulnerabilitetin e figurave mashkullore dhe reflekton mbi imazhet tradicionale të roleve dhe gjinive”.
E veçanta tjetër e kësaj ekspozite është se, në mbyllje të saj, të shtunën, më 29 prill 2023 në orën 17:00 mbahet një ligjëratë mbi “Gjamën e burrave” në malet veriore shqiptare, shkruan albinfo.ch. Ligjërata do të mbahet nga Dr. Bledar Kondi, Universiteti Martin Luther, Halle-Wittenberg (në anglisht)
Mayday është një hapësirë prestigjioze ekspozimi për artin bashkëkohor, e vendosur në një ndërtesë të ish-kompanisë së transportit në distriktin e portit industrial të Bazelit, shrkuan albinfo.ch. Mayday u ofron artistëve mundësinë për prodhime specifike të vendit dhe do të shfaqë pesë ekspozita personale ose dyshe gjatë vitit 2023.
Mayday mbështetet bujarisht nga: Projektet e John Schmid; Pro Helvetia; Fondacioni Christoph Merian; Fondacioni Ernst dhe Olga Gubler-Hablützel.
Fotografia e pikturës: Bundesamt für Kultur, Schweiz (Zyra Federale për Kulturë, Zvicër)
Hapja: Të shtunën, 18 mars, nga ora 17:00
Vizitat: çdo të diel nga ora 14:00 deri në 18:00 ose me termin
Më shumë informata: maydaymaydaymayday.ch
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit18 Mars 2023
- Ora17:00
- LokacioniGalerinë elitare, “mayday” në Bazel
- Data e përfundimit30 Prill 2023 - 20:00
E-Diaspora
-
3 shqiptarë arrestohen në flagrancë në Itali U gjetën sasi prej 83 kilogramë kokainë...
-
Gjermania dhe Zvicra, shtetet nga të cilat dërgohen më së shumti para në Kosovë
-
Nga diaspora rikthehet në vendlindje për ta punuar tokën
-
Shqipëri: Rriten remitencat nga emigrantët, 834 milionë euro u dërguan në vitin 2022
-
Shqiptari nga Kosova vdes tragjikisht në SHBA teksa shpëtonte jetën e një fëmije
Jeta në Austri
-
Mbrëmje shqiptare në Vjenë me shkrimtarin Arben Kallamata Të shtunën, më 25 mars, në Vjenë u organizua një mbëmje me shkrimtarin dhe publicistin Arben...
-
Begaj: Mirënjohje për mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Presidenti i Austrisë pritet me nderime shtetërore në Tiranë
-
Presidenti i Austrisë, vizitë në Shqipëri
-
Vjenë: Boksieri shqiptar, Jakaj, mposht serbin Nikoliç