Kosova
Gërvalla takoi Hovenierin, flasin për zhvillimet e fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takimin e rregullt me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, me të cilin kanë diskutuar rreth situatës së fundit, duke e njoftuar atë për së afërmi rreth ndalimit arbitrar të qytetarëve dhe zyrtarëve policorë të Kosovës në pikat kufitare në Serbi.
Në fokus ishte edhe vota masive e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ndër më të rëndësishmet ndërkombëtare, të marrë më 16 prill si dhe rruga e mëtejme drejt anëtarësimit të plotë.
Ministrja Gërvalla vlerësoi rolin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Ambasadorit Hovenier në proceset e rëndësishme, drejt forcimit të mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar dhe në proceset integruese euroatlantike të Kosovës.
Ministrja Gërvalla dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe rreth temave të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon dhe forcimin e demokracisë dhe të sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













