E-Diaspora
Gazmend Kapllani vlerësohet me çmimin “Shqiptari i vitit” në Çikago
Kapllani është vlerësuar për krijimin e programit të parë ndërdisiplinor të studimeve shqiptare në Universitetin DePaul
Shkrimtari Gazmend Kapllani dje ka marrë çmimin “Shkrimtari i vitit” nga Organizata Kombëtare Shqiptaro-Amerikane në Çikago, përcjell albinfo.ch.
Siç ka njoftuar Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, Kapllani është vlerësuar për krijimin e programit të parë ndërdisiplinor të studimeve shqiptare në Universitetin DePaul.
“Organizata Kombëtare Shqiptaro-Amerikane vlerëson shkrimtarin Gazmend Kapllani me çmimin “Shqiptari i vitit”. Kapllani, anëtar i Këshillit Kombëtar të Diasporës, u vlerësua dje në Çikago për punën e tij në krijimin e programit të parë ndërdisiplinor të studimeve shqiptare në Universitetin DePaul në Çikago”, thuhet në njoftim.
Kurse shkrimtari Kapllani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur mirënjohës për këtë çmim.
“Pata nderin ta pranoj çmimin “Shqiptari i vitit” në Chicago, nga Organizata Kombëtare Shqiptaro-Amerikane (një nga shoqatat shqiptaro-amerikane më të vjetra dhe më prestigjioze në Amerikë). Është dhurata më domethënëse për fillimin tim të ri në Universitetin DePaul”, ka thënë ai.
Po ashtu, Kapllani ka thënë se “Shqiptari i vitit” është ndër çmimet që e ka përmbushur atë më së shumti gjatë karrierës së tij si shkrimtar dhe gazetar, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











