Sport
Gazeta e Katalunisë i uron mirëseardhje Kosovës në Lojërat Mesdhetare që mbahen në Spanjë
“Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) e ka obliguar qeverinë spanjolle që të mos e pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare në Tarragona, edhe pse Madridi zyrtar nuk e njeh Kosovën si shtet”, shkruan në nëntitullin e gazetës
Gazeta sportive e Katalunisë, “L’Esportiu” e ka vënë ekipin olimpik të Kosovës në ballinën e saj, të numrit të djeshëm. Me titullin “MIRËSEVINI” në gjuhën spanjolle, gazeta i uron mirëseardhje ekipit të Kosovës, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare, që këtë herë mbahen në Tarragona të Spanjës, prej 22 qershor-1 korrik 2018.
“Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) e ka obliguar qeverinë spanjolle që të mos e pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare në Tarragona, edhe pse Madridi zyrtar nuk e njeh Kosovën si shtet”, shkruan në nëntitullin e gazetës, përcjell albinfo.ch.
Shteti i Spanjës nuk e njeh Pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe pasaportat e saj, për çka qeveria spanjolle ishte në dyshim nëse do të lejonte një vend të cilin nuk e njeh, të marrë pjesë si shtet në një garë të tillë.
“Kur Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare pranoi Komitetin Olimpik të Kosovës, Kosova u ndesh me pengesa burokratike nga qeveria spanjolle, por një ankesë e drejtorit të përgjithshëm të KON-it, katalunasit, Pere Miro, përfundimisht e detyroi qeverinë e Spanjës të zhbllokojë situatën kundër vullnetit të saj, pasi Kosova, një vend i pavarur, përveç mosnjohjes, nuk është e mirëpritur në Spanjë”, shkruan më tej “L’Esportiu” në artikullin e saj, ku ka vënë edhe një foto të ekipit kombëtar të Kosovës në futboll.
Gazeta përmend edhe konfliktin Kosovë-Serbi, dhe rastin e fundit me Kombëtaren U-20 të hendbollit, konkurrenca e femrave, për shkak të së cilës Serbia u përjashtua nga kualifikimet, pasi qeveria e këtij vendi nuk lejoi përballjen Serbi-Kosovë, të ndodh në territorin e tyre. Po ashtu, ata nuk lejuan Kosovën të zhvillojë ndeshjet tjera në Serbi.
Ekipi i Kosovës për herë të parë do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare, pas pranimit të KOK-ut në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) në Asamblenë e Jashtëzakonshme, të mbajtur më 30 tetor 2015 në Washington DC.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











