Në fund të shtatorit kishte rreth 374,000 mbajtës të lejeve G të punësuar në vend, sipas të dhënave të lëshuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) të enjten, përcjell albinfo.ch.
Kjo është 5.8 për qind më shumë se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar.
Pak më shumë se gjysma e fuqisë punëtore ndërkufitare (55.7 për qind) jeton në Francë, e ndjekur nga Italia (24 për qind) dhe Gjermania (17.1 për qind).
Këto shifra janë të ndryshme nga ato të rezidentëve të përhershëm të huaj (lejet B ose C), ku gjermanët përbëjnë shumicën, përpara francezëve dhe italianëve.
