Koronavirusi: çast pas çasti
Gates thotë se problemi i klimës është shumë më i madh se koronavirusi
Bill Gates thotë se qeveritë duhet të udhëheqin nxitjen drejt inovacionit, dhe të investimeve te kërkimet shkencore
Zhdukja e pandemisë së koronavirusit do të ishte shumë e thjeshtë, krahasuar me sfidën e ndryshimeve klimatike.
Kështu ka thënë themeluesi i grupit Microsoft, Bill Gates, i cili shton se nëse njerëzit arrijnë të zgjidhin çështjen e ngrohjes globale, kjo do të ishte gjëja më e mrekullueshme e arritur nga njerëzimi.
“Ne nuk kemi arritur kurrë të bëjmë një tranzicion si ky që jemi duke bërë në 30 vitet e ardhshme, për këtë nuk ka precedentë”.
Miliarderi ishte duke folur me rrjetin BBC për librin e tij të ri “Shmangia e katastrofës klimatike”, teksa përmendi faktin se bota i shton çdo vit atmosferës 51 miliardë ton gaze me efekt serë. Kjo shifër duhet të arrijë në zero, që do të thotë se duhet të ndodhin reduktime drastike.
Libri i tij thotë se duhet të ketë një fokus të tekologjisë në reduktimin e gazeve me efekt serë dhe të nevojës për përdorimin e tyre, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Për momentin energjia e rinovueshme po ndihmon në reduktimin e energjisë elektrike nga karboni, por rreth 70% e ekonomisë botërore përfshin transportin, çelikun, çimenton, fertilizuesit e të tjera, të cilat është shumë e vështirë të përpunohen pa karburante fosile.
Gates thotë se qeveritë duhet të udhëheqin nxitjen drejt inovacionit, dhe të investimeve te kërkimet shkencore.
“Ne duhet të caktojmë çmimet e sinjaleve për të treguar se kërkojmë produkte të gjelbra”, shkruan filantropisti, që raportohet se ka dhuruar miliona dollarë në kërkimet për koronavirusin, me anë të fondacionti të tij Gates Foundation.
Në një përmbledhje të librit të tij Gates shkruan: “Çështja e arritjes së emetimeve zero është shumë e fortë. Vendosja e objektivit për reduktimin e tyre, dhe jo eliminimin, nuk do të fuksionojë. Qëllimi i vetëm serioz është zero emetime”.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












