Kosova

Gashi: Dy nga 11 marrëveshjet që do të nënshkruhen, janë për diasporën

“Dy nga 11 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen në fund të nëntorit ndërmjet dy qeverive, asaj shqiptare dhe kosovare, janë për diasporën”

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, njoftoi se ka pasur një takim me ekspertë nga diaspora në kuadër të organizatës “Germin”, të cilët i ka njoftuar për marrëveshjet që do të nënshkruhen mes Kosovës dhe Shqipërisë për diasporën, transmeton albinfo.ch.

“Dy nga 11 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen në fund të nëntorit ndërmjet dy qeverive, asaj shqiptare dhe kosovare, janë për diasporën”, ka thënë Gashi. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e “Germin” kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Diasporës.

Në këtë takim ministri Gashi ka treguar objektivat dhe proceset e Ministrisë për Diasporën dhe bashkëpunimin konkret me ministrinë homologe të Shqipërisë.