Kosova
GAP e konsideron të padrejtë pagesën e policave të sigurimit për mërgimtarët
Sipas këtij raporti, kjo praktikë është e padrejtë
Në një raport të publikuar nga Instituti GAP në Kosovë, pagesa e sigurimeve kufitare nga buxheti i Kosovës për mërgimtarët po shohet si praktikë jo e mirë.
Sipas këtij raporti, kjo praktikë është e padrejtë.
“Pagesa e polisave kufitare nga buxheti i shtetit nuk do duhet të shërbejë si praktikë edhe në vitet e ardhshme. Kjo për faktin se është një shpërndarje e padrejtë e taksave të qytetarëve, duke subvencionuar një kategori të popullsisë në gjendje të mirë financiare”, thuhet në raport, transmeton Albinfo.ch.
GAP konsideron se në periudhë afatshkurtër, Qeveria e Kosovës, Banka Qendrore dhe Byroja Kosovare e Sigurimit duhet t’ua mundësojnë pjesëtarëve të mërgatës dhe të huajve që hyjnë në vendin tonë, që polisat kufitare t’i paguajnë në mënyrë elektronike (online) me qëllim të shkurtimit të kohës për pritjet në kufi.
“Në aspekt afatgjatë, institucionet duhet të sigurohen që numri i veturave të paregjistruara dhe në qarkullim të ulet nga 30 për qind në 5 për qind dhe kësisoj, të largohet edhe pengesa praktike për aplikim për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër”, vazhdon tutje raporti.
E-Diaspora
-
Një mbrëmje plot risi dhe frymëzim Ngjarja në Google Cyrih ishte një moment historik në misionin e swissalbs për të promovuar dhe...
-
Komuniteti shqiptar në Itali merr pjesë në “Festën e Popujve” në Bari
-
Albian Hajdari mund të jetë befasia e Zvicrës në Evropian
-
Shqiptari në Angli fsheh drogë në çorape, dënohet me tre vjet burgim
-
Itali: Shqiptari e godet 8 herë me thikë ish-pronaren e hotelit ku punonte
Jeta në Austri
-
Kombëtarja shqiptare vendoset në Grac të Austrisë Në Austri kombëtarja do të qëndrojë deri më 8 qershor...
-
Gjashtë gjëra që duhet t’i dini për vizitat te mjeku në Austri
-
Kur janë pushimet shkollore në Austri në vitin 2024?
-
A është më mirë të marrësh me qira apo të blesh pronë në Austri tani?
-
Presidentja Osmani arrin për vizitë në El Salvador, pritet me ceremoni shtetërore