Lifestyle
Gabimet që mund t’i bëni për t’u mbrojtur nga dielli
Të gjithë e dimë se duhet të përdorim SPF, por problemi është se nuk po e përdorim si duhet. Çfarë po bëjmë gabim?
Së pari, pjesa më e madhe prej nesh gjëja e parë që bëjmë në mëngjes është të vendosim kremin kundër diellit. Problemi është se kremi duhet të lidhet me lëkurën që të bëhet efektiv, dhe për këtë duhet aplikuar të paktën 30 minuta para se të ekspozohemi në diell. Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë lëkura jonë mbetet e pambrojtur për disa orë.
Së dyti, një tjetër problem i madh është se nuk po e përdorim mjaftueshëm. Shumë prej nesh përdorin gjysmën ose më pak të sasisë së duhur për një mbrojtje të përshtatshme nga dielli. Ekspertët këshillojnë 2 mg për cm2, që është e barabartë me një lugë gjelle nga produkti për të gjithë trupin tuaj.
Së treti, ne nuk vendosim krem kundër diellit çdo 2-3 orë për të qenë të mbrojtur gjithë ditën.
Së katërti, nuk e përdorim kremin në të gjitha pjesët. Shumë prej nesh mundohen të evitojnë përdorimin e produktit përreth syve, aty ku lëkura është më e hollë dhe shfaqen shenjat e moshës që në fillim.
Dhe e fundit, shumë prej nesh mendojnë se lëkura ka nevojë për mbrojtje nga dielli në ditë me mot të kthjellët. Por duhet ta dini që dhe kur është vrenjtur rrezet ultravjollcë janë ende të pranishme, prandaj është e rëndësishme të parandalojmë ekspozimin në çdo kohë gjatë ditës dhe gjatë vitit, shkruan Top Channel.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













