Futboll
Futbollistët më të vlefshëm në botë: Mbappe i pari, Messi i treti, Ronaldo i 26-ti!
Mbappe ka lënë shumë prapa Messin e Ronaldon, ai është lojtari më i vlefshëm në botë. Vlera e 20-vjeçarit aktualisht është 180 milionë funte. Messi 135 milionë, kurse e Ronaldo ka rënë në 81 milionë.
Pas më shumë se 10 vjet dominimi, ku thyen rekorde të shumta dhe shënuan gola të panumërta – karriera e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos po vjen drejt fundit.
Ditë pas dite po dalin futbollistë të rinj dhe ai që parashikohet të dominojë më së shumti në botën e futbollit pas Leos e Cristianos, është Kylian Mbappe, përcjell albinfo.ch.
Sipas “Transfermarkt”, 20-vjeçari i Paris Saint Germain është lojtari më i vlefshëm në treg.
Ai aktualisht vlen 18 milionë funte, duke lënë pas Neymarin me 162 milionë funte, derisa podiumin e plotësojnë katër lojtarë, Lionel Messi, Mohamed Salah, Harry Kane dhe Eden Hazard – vlera e të gjithëve është 135 milionë funte, transmeton Gazeta Express.
Ronaldo, që brenda pak muajsh (në shkurt të vitit 2020) do t’i mbushë 35 vjet – është vlerësuar si lojtari i 26-të më i vlefshëm në botë, me 81 milionë funte.
50 futbollistët më të vlefshëm në botë:
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim


















