Kosova
Frikë për udhëtarët e linjës ajrore Cyrih-Prishtinë
Udhëtarët e linjës ajrore Cyrih-Prishtinë kanë përjetuar çaste frike në qiellin e kryeqytetit të Kosovës dy ditë më parë, teksa iu është dashur të vërtiten jo pak, por gati një orë në pamundësi për t’u ulur për shkak të mjegullës, raporton ‘Albeu’.
Njëri prej tyre, shqiptar me banim në Zvicër denoncon rastin në redaksinë e ‘Albeu.com’, duke sugjeruar edhe një zgjidhje, përcjell albinfo.ch.
“Përse nuk bëjnë marrëveshje me Tiranën apo Shkupin në raste të tilla? Na është dashur të vërtitemi një orë mbi Prishtinë për t’u ulur. Kështu ndodh gjithnjë gjatë dimrit”, shprehet A.A. për ‘Albeu.com’, duke sjellë edhe një “screen shot” nga radari të itinerarit të ndjekur nga avioni në fjalë ku duken qartë xhirot e bëra mbi qiellin e Prishtinës.
Nuk bëhet e ditur se me cilin kompani ajrore kanë udhëtuar, derisa deri më tani nuk ka reagim as nga ana e zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













