Lajme

Edhe Franca shënon ulje të infektimeve në 24 orët e fundit

Sipas statistikave nga autoritetet shëndetësore franceze, 271 pacientë në Francë kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë gjatë kësaj periudhe janë infektuar 38 mijë e 619 persona me COVID-19, një ulje e lehtë për dallim nga një ditë më parë që ishin mbi 60 mijë të infektuar, transmeton albinfio.ch.

Në vendet evropiane, Franca është ndër shtetet me më së shumti të infektuar me koronavirus.

Mes të shtunës dhe të dielës Franca ka regjistruar 60,486 raste me koronavirus për 24 orë, duke thyer sërish rekord për sa u përket rasteve ditore, transmeton albinfo.ch.

Ditë më parë, i ka rikthyer masat e rrepta kufizuese.