Bota
Franca dhe Facebook do të bashkëpunojnë kundër urrejtjes
Gjatë një fjalimi në Forumin mbi Qeverisjen e Internetit, Emmanuel Macron, të hënën ka njoftuar për krijimin e një grupi punues, të përbërë nga punëtorë të Facebook-ut dhe anëtarëve të autoriteteve franceze. Bëhet fjalë për një premierë.
Me këtë, Franca dëshiron të marrë një hap të ri në luftën e saj kundër gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale. Grupi i Mark Zuckerbergut ra dakord për një eksperiment gjashtëmujor, në fillim të vitit 2019, në të cilën përfaqësuesit e autoriteteve franceze duhet të kenë qasje në mjetet, metodat dhe personelit të rrjetit social përgjegjës për të ndjekur përmbajtjet raciste, antisemite, homofobike apo seksiste, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch. “Është një premierë. Dhe një qasje shumë inovative eksperimentale, e cila ilustron metodën e bashkëpunimit që unë e mbroj”, ka shpjeguar kryetari Macron.
Për Francën, përvoja do të jetë një mënyrë për të “dëshmuar nëse kompania është në mirëbesim apo jo, dhe po i bën përpjekjet e nevojshme” për të luftuar përmbajtjen e urrejtjes. Ky “eksperiment pilot” ka për qëllim të iniciojë një dialog të përhershëm dhe në thellësi midis gjigantit të internetit dhe autoriteteve franceze, diskutimet e të cilëve janë deri tani komplekse dhe me ndërprerje.
Zanafilla e këtij grupi pune daton nga diskutimi i majit të kaluar, i mbajtur mes Mark Zuckerbergut dhe Emmanuel Macron, në samitin “Tech for Good” në Paris. Sikurse Parisi zyrtar, ashtu edhe Facebook shpresojnë se eksperimenti do të kontribuojë në shfaqjen e një “skeme të re rregullatore”. Të dyja palët nuk e përjashtojnë atë që mund të shtrihet në lloje të tjera të temave ose në vende të tjera, informon më tej Albinfo.ch.
Ky test është gjithashtu pjesë e një ofensive të gjerë, të realizuar në Paris apo Bruksel, për të rregulluar përmbajtjen online duke ndryshuar rregullat e themeluara në vitin 2000, nga rregullorja për tregtinë elektronike, e cila i dallon statutet e prodhuesve, përgjegjës për përmbajtjen dhe atë të hostit. “Ne kemi nevojë për të ndryshuar kuadrin ligjor”, tha Emmanuel Macron.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














