Futboll
Formacioni zyrtar i Kosovës, Kololli në qendër të sulmit
Është publikuar formacioni zyrtar i Kosovës që do të përballet me Moldavinë
Kosova sonte do të ketë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, përkatësisht Ligën C, Grupi 3.
Dardanët do të përballen me Moldavinë në përballjen që zhvillohet në Parma të Italisë, shkruan albinfo.ch.
Përzgjedhësi Bernard Challandes ka zgjedhur 11-shen për këtë ndeshje. Benjamin Kololli do të luajë në qendër të sulmit për shkak të mungesës së Vedat Muriqit.
Ai mbështetet nga Valon Berisha, Milot Rashica dhe Arbër Zeneli, kurse në mesfushë janë edhe Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala.
Mbrojtja përbëhet nga Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Mërgim Vojvoda dhe Leart Paqarada, derisa portier Arijanet Muriq.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












