Lajme
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë
Fillimi i pushimeve shkollore në Zvicrën gjermanofolëse ka shkaktuar radhë të gjata, ndërsa Spanja, Portugalia dhe destinacionet aziatike janë ndër më të kërkuarat
Aeroporti i Cyrihut po përballet me një nga ditët më të ngarkuara të sezonit veror, pasi deri në 110 mijë pasagjerë pritet të udhëtojnë drejt destinacioneve të tyre të pushimeve, transmeton albinfo.ch.
Fluksi i madh lidhet me fillimin e pushimeve shkollore në Zvicrën gjermanofolëse, ndërsa radhët dhe pritjet në aeroport janë konsideruar të pashmangshme.
Sipas kompanisë ajrore Swiss, ndër destinacionet evropiane më të kërkuara janë qytetet spanjolle Madrid, Alicante dhe Barcelona, si dhe Porto në Portugali. Interesim të madh ka edhe për Stokholmin, ku shumë udhëtarë shpresojnë të gjejnë temperatura më të freskëta gjatë verës.
Për fluturimet me distanca të gjata, destinacionet aziatike mbeten veçanërisht të pëlqyera. Bangkok, Singapori dhe Seuli janë ndër qytetet më të rezervuara, ndërsa interesim i lartë është regjistruar edhe për Indinë.
Swiss ka bërë të ditur se kërkesa për fluturime drejt Shteteve të Bashkuara vazhdon të jetë e lartë. Megjithatë, ajo është pak më e ulët krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa kompania nuk ka vërejtur ndonjë ndikim të theksuar politik në rezervime.
Ndryshime të reja janë vendosur edhe në kontrollet e sigurisë. Që nga fundi i qershorit, falë skanerëve të rinj me rreze X, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut mund të mbajnë në bagazhin e dorës lëngje deri në dy litra.
Lëngjet nuk lejohen në termosë me mure të dyfishta, ndërsa pajisjet elektronike mund të qëndrojnë brenda bagazhit gjatë kontrollit të sigurisë.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











