Kosova
Kosovë: Flet avokati i të dyshuarit për vjedhjen e dy milionëve
Së fundi, në një deklarat për media, avokati mbrojtës i të dyshuarit L.G. për vjedhjen e mbi dy milionëve nga Thesari i Shtetit, ka thënë para mediave se shpreson që Gjykata Themelore të mos i caktojë masën e paraburgimit ndaj klientit të tij, përcjell albinfo.ch.
“Është mbajtur seanca dëgjimore për kërkesën e caktimit të masës së paraburgimit ndaj klientit tim, kërkesë të cilën e ka paraqitur Prokuroria. Klienti im është vetëm i dyshuar për veprën keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, ka thënë avokati.
Po ashtu, avokati ka shtuar se Prokuroria i paraqiti arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, por nuk na paraqiti asnjë provë konkrete që do ta mbështeste një kërkesë të tillë për paraburgim.
“Klienti im dyshohet për një transaksion mbi 2 milionë euro nga vendi i tij i punës, që nuk është e saktë, nuk është e bazuar. E keni parë dje deklaratën e ministres Bajrami, e cila ka deklaruar se mjetet që Prokuroria pretendon që janë keqpërdorur, janë të sigurta. Ne si mbrojte kemi propozuar që të pyetet zonja Bajrami se ku janë ato mjete, pasi ajo tha se janë të sigurta”, tha avokati.
Ai shtoi se janë në pritje të vendimit nga Gjykata dhe se vendimi pritet të merret pas orës 13:00.
Avokati tutje ka shtuar se nëse caktohet masa e paraburgimit, do të paraqesë ankesë.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











