Foto: Nizar Meta
E-Diaspora
Flaka Goranci dhe Mennan Bërveniku, së bashku këndojnë prapë në Zvicër
Dy artistët e njohur shqiptarë që jetojnë në Vjenë të Austrisë, mezospranoja Flaka Goranci dhe pianisti Mennan Bërveniku, do të mbajnë bashkë edhe një koncert tjetër në Zvicër.
Kjo ftesë i erdhi pas suksesit të koncertit promovues të CD-së t”Albanian Flowers” të Flaka Gorancit që u mbajt në muajin dhjetor në Cyrih, e që ishte në përcjellje të Mennan Bërvenikut. Dyshja e suksesshme morën ftesë nga i njëjti organizator “Different Shows” për një koncert tjetër, të cilin do ta sjellin këtë herë pak më ndryshe. Ky koncert është titulluar “Eine Reise durch die Weltmusik” që në shqip do të thotë “Një udhëtim nëpërmjet muzikës botërore”.
“Është një program mjaft i ngjeshur, ku do të këndohet në më tepër se shtatë gjuhë. Kompozitorët janë të ndryshëm: Bizet, Mahler, Mussorgsky, Çako, Poulenc, Weill, Chopin etj”, ka thënë Flaka për albinfo.ch.
Koncerti do të mbahet më 27 shkurt, e premte, duke filluar nga ora 19:30 në Volkshaus “Weissersaal”, në Cyrih.
“Vetë titulli ose koncepti i këtij koncerti flet për një program të shumëllojshëm, duke përfshirë vepra nga kompozitorë botërorë klasikë deri te këngët tradicionale të vendeve të ndryshme, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë, mirëpo të përpunuara në stilin klasik, impresionist dhe kontemporan! Ky është një koncert i përbashkët me Mennanin! Mennani do të luajë një vepër Chopin si dhe këngët që do të interpretohen do të jenë nën përcjelljen e tij”, shprehet Goranci.
Ndryshe, Mennan Bërveniku është student në Universitetin e Muzikës në Vjenë, në drejtimin koncert piano dhe vetëm si 23-vjeçar punon si korepetitor në këtë Universitet, ndërsa Flaka tregon se në muajt maj dhe qershor do të jetë në Belgjikë, në festivalin e Operës në Alden Biesen, ku do të realizojë rolin e Olges nga Opera “Eugene Onegin” të kompozitorit rus Tchaikovsky!
Albinfo.ch
Më shumë informacione për koncertin
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit27 Shkurt 2016
- Ora19:30
- LokacioniZürich
- Data e përfundimit11 Gusht 2016 - 0:00
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”

















