Tematike
Filmohet për herë të parë “bunkeri” zviceran i arit
Vendi ku ruhen rezervat e arit të Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB) është një nga vendet më sekrete
Edhe Nicolas Rosse nuk e di. Por, ai ishte atje si gazetari i parë me një kamerë që ka marrë disa pamje nga ari i Bankës Kombëtare të Zvicrës.
Që nga vitin 2009, Nicolas Rosse, redaktor i ekonomisë, e kishte filluar projektin. Ideja e tij ishte që gazetarit të parë t’i mundësohet filmimi në vendin kur ruhen rezervat
Në ekran shihet ari në formë katrorësh deri në 12.4 kilogram. Një katror i tillë i arit i vetëm kap vlerën më shumë se 600 mijë franga. 1.040 tonë ka e arit të Zvicrës.
Disa muaj më parë imazhet ishin xhiruar, për t’u transmetuar vetëm të mërkurën.
Për arsye të sigurisë,imazhet kanë qenë të kontrolluara nga SNB. Ajo që mbetet për t’u parë është vetëm 17 minuta imazhe filmi në kualitet HD.në magazinën e Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB).
Fotografitë e fundit dhe data e bunkerëve zviceranë të arit datojnë nga vitin 1997. Këto imazhe i kishte filmuar Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB). Vitet të fundit, SNB ka shitur rreth 1500 ton ari.
Ka shumë thashetheme për vendndodhjen e arit zviceran. Ku është fshehur bunkeri zviceran me ari? Disa dyshojnë se thesari është nën sheshin para Qeverisë (Bundesplatz) në Bernë. Por, këtë e kishte mohuar ish-ministri i Financave, Hans-Rudolf Merz, në qershor 2009.
Në nëntor 2011, Këshilli Federal i Zvicrës ka bërë të ditur se shumica e rezervave të arit do të mbahen në brendi të vendit.
Por, jo të gjitha. Një pjesë e arit është depozituar nëpër bankat e huaja qendrore. Por, këtë e ka kundërshtuar SVP-ja me një nismë të paraqitur së fundi, me të cilën kërkon që ari duhet të mbahet brenda Zvicrës. Përveç kësaj, SNB, sipas saj, duhet të investojë 20 për qind të rezervave të tyre në ari. Edhe bankat duhet të dyfishojnë rezervat e arit.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











