Lifestyle

Filmi “Vox Lux”, në garë për çmimin kryesor në Venecie

Në vitin 2010, Natalie Portman e hapi festivalin e filmit në Venecie, në rolin e një balerine problematike në filmin "Black Sëan" – rol ky që po ashtu ia fitoi një shpërblim Oscar.

E tashti, aktorja është kthyer në këtë festival me filmin “Vox Lux”, ku ajo e portretizon një pop yll të lazdruar dhe me një të kaluar problematike.  E kaluara e protagonistes së portretizuar nga Portman, Celeste, zë vend në fillim të filmit, kur si 14-vjeçare Celeste vjen e portretizuar nga aktorja Raffey Cassidy dhe jeta e saj transformohet si pasojë e një incidenti me armë zjarri në shkollë, që e lë atë të lënduar fizikisht por edhe mendërisht.

Një këngë të cilën Celeste e interpreton gjatë një transmetimi televiziv të ceremonisë përkujtimore që i nderon viktimat e këtij sulmi në shkollë, e bën atë të famshme dhe kështu nga një vajzë e pafajshme dhe e sjellshme, ajo shndërrohet në një pop princeshë të lazdruar, e cila menaxhohet nga Jude Laë.

Portman, Cassidy dhe kolegia e tyre Stacy Martin, e cila në film e luan rolin e motrës së Celestes, Eleanor, e hijeshuan qilimin e kuq të shtruar në Venecie, me ç’rast që të tria kishin veshur fustane me rreke. Me këngë të kompozuara nga kantautorja australiane Sia, “Vox Lux” është një prej 21 filmave në garë për “Luanin e Artë” sivjet, i cili do të ndahet në natën e fundit të festivalit më 8 shtator.