Kinema
Filmi danez ku luan aktori shqiptar nominohet për “Oscars 2025”
Në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”, për Oscars 2025, është nominuar filmi danez “The Girl with the Needle”, një dramë e regjisorit Magnus von Horn. Rolin kryesor në këtë film të veçantë e interpreton aktori shqiptar Besir Zeqiri.
I lindur në Kopenhagë, ai përfaqëson një valë të re diversiteti në kinematografinë skandinave. Fillimisht, ai kishte planifikuar të ndiqte një karrierë në forcat e policisë, por pasioni për artin e skenës e devijoi drejt aktrimit kur iu bashkua një kompanie teatrore në vitin 2009.
Prej atëherë, karriera e tij ka njohur një ngritje të jashtëzakonshme. Roli kryesor në “The Girl with the Needle” (2024) është kulmi i suksesit të tij deri më tani. Ky film, i cili pati premierën në Festivalin e Kanës, ka marrë vlerësime të larta dhe është përzgjedhur si kandidatura zyrtare e Danimarkës për Oscars, transmeton albinfo.ch.
Zeqiri ka shkëlqyer edhe në projekte të tjera, si “Way Home” (2024) dhe “Outlaw” (2021), për të cilin fitoi çmimin prestigjioz Robert, dhënë nga Akademia Daneze e Filmit. Në vitin 2025, ai është përzgjedhur si një nga aktorët më premtues në programin prestigjioz European Film Promotion – Shooting Stars.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













